AktualitetEkonomiTë fundit

Braçe: Lojërat elektronike të fatit dhe bastet sportive nuk hapen

Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha sot se lojërat elektronike të fatit dhe bastet sportive nuk hapen.

“Prej vitit 2018, ato janë të paligjshme në Shqipëri. Ligji nuk ka ndryshuar. Nuk ka kthim pas në lojëra fati në rrugë e poshtë pallateve. Ligji që i ndalon është në fuqi”, tha ai.

Po ashtu Braçe shton se “banditë, trafikantë droge, kriminelë ordinerë dhe politikanët e tyre që u bënë bashkë kundër nesh kur ne i mbyllëm, nuk i hapin dot tani me propagandën e mbështetur mbi rrena”.

 

Fraksion.com