AktualitetNATO/BETë fundit

Afganistani; NATO: Negociatat brenda-afgane janë një mundësi reale pë paqe

Deklarata e Këshillit të Atlantikut të Veriut për Afganistanin

“Sot në Doha, përfaqësuesit e Republikës Islamike të Afganistanit dhe Talibanëve ndërmorën një hap të rëndësishëm drejt sjelljes së paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Afganistan pas dekadash konflikti. Populli Afgan ka kërkuar prej kohësh paqen, dhe që e ardhmja politike e kombit të bazohet në një zgjidhje që rrjedh nga një proces paqësor gjithëpërfshirës që Afganët zotërojnë dhe drejtojnë. NATO dhe partnerët e saj i mirëpresin përpjekjet për të arritur në këtë pikë dhe i nxisin të gjithë afganët që tani të shfrytëzojnë këtë mundësi për paqe.

Ne e nxisim qeverinë Afgane dhe Talibanët të përmbushin zotimet e tyre për procesin e paqes të iniciuar nga marrëveshja SHBA-Taliban dhe Deklarata e Përbashkët SHBA-Afganistan. Nivelet aktuale të dhunës – të nxitura nga sulmet e Talibanëve kundër Mbrojtjes Kombëtare Afgane dhe Forcave të Sigurisë – mbeten të papranueshme të larta dhe minojnë besimin në procesin e paqes. Ne i bëjmë thirrje Talibanëve që të ndërmarrin hapa vendimtar drejt përfundimit të dhunës.

Ne presim që Republika Islamike e Afganistanit dhe ekipet negociuese Talibane të angazhohen në mënyrë konstruktive ndërsa kërkojnë të arrijnë një marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse që i jep fund dhunës dhe bazohet në përparimin e 19 viteve të fundit për të mbrojtur të drejtat e njeriut të të gjithë Afganëve, veçanërisht gratë, fëmijët dhe pakicat, mbështesin sundimin e ligjit dhe sigurojnë që Afganistani të mos shërbejë më kurrë si një strehë e sigurt për terroristët.

Gjatë dy dekadave të fundit, ne kemi qëndruar krah për krah me forcat afgane të sigurisë për të sjellë paqe dhe stabilitet. NATO riafirmon angazhimin e saj të gjatë për Afganistanin, popullin Afgan dhe forcat Afgane të Sigurisë. Ne do të vazhdojmë të këshillohemi për praninë tonë ushtarake dhe, nëse lejojnë kushtet, për ta rregulluar atë për të mbështetur këtë proces të paqes në pronësi të Afganistanit dhe të udhëhequr nga Afganistanin. Ne shkuam në Afganistan së bashku, po përshtatemi së bashku, dhe kur kushtet të jenë të përshtatshme, do të largohemi së bashku.

Negociatat brenda-afgane janë një mundësi reale për afganët që të krijojnë një Afganistan të qëndrueshëm dhe të prosperuar në paqe me veten, rajonin dhe botën. Tani është koha për të vepruar për të realizuar atë mundësi.”

 

Fraksion.com