SHBA, 19 vjet nga 11 shtatori
Shtetet e Bashkuara shënojnë sot përvjetorin e 19-të të sulmeve të 11 shtatorit me disa homazhe.
Presidenti Donald Trump dhe sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden, planifikojnë të vizitojnë Memorialin Kombëtar të Fluturimit 93 në Pensilvani, edhe pse jo në të njëjtën kohë.
Për shkak të koronavirusit, Memoriali dhe Muzeu Kombëtar i 11 Shtatorit në Nju Jork e anuluan traditën e tubimit të të afërmve të viktimave, që lexojnë me zë emrat e të vdekurve.
Në vend të kësaj, familjarët do të ofrojnë zërat e tyre të incizuar.
Sulmet e 11 shtatorit, 2001, kanë lënë të vrarë afro 3,000 njerëz.
Rrëmbyesit e aeroplanëve kanë goditur Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork, Pentagonin dhe një hapësirë në Pensilvani.
Këto kanë qenë sulmet më vdekjeprurëse në tokën amerikane.
SHBA-ja më pas ka pushtuar Afganistanin dhe më vonë Irakun.
Fraksion,com