AktualitetBota+Life StyleTë fundit

Nga Rothschildët tek Medicit, nga Khanët tek Habsburgët: Ja familjet më të fuqishme të historisë

Familja Rothschild (shpesh herë thërriten thjeshtë Rothschildët) është një dinasti ndërkombëtare në sektorin bankar dhe të financave me origjinë hebrenjsh nga Gjermania, që nisi veprimtarinë në të gjithë Evropën dhe mori titull fisnikërie nga qeveritë austriake dhe britanike. Ngjitja e famës së familjes në skenën ndërkombëtare nisi me Mayer Amschel Rothschild (1744-1812), strategjia e të cilit për suksesin në të ardhmen ishte të ruante kontrollin e bizneseve të tyre në duart e familjes, gjë që u lejonte atyre të ruanin sa më shumë sekretin në lidhje me pasurinë e tyre si dhe arritjet në fushën e biznesit. Mayer Rothschild arriti që me sukses të ruajë pasurinë brenda familjes, përmes martesave të menduara me kujdes brenda pjesëtarëve dhe të afërmve të ngushtë të familjes.

Nathan Mayer Rothschild nisi biznesin e tij londinez, “N. M. Rothschild and Sons” në vitin 1811 në New Court, në qytetin e Londrës, biznes që vazhdon të ekzistojë në të njëjtin vend edhe sot e kësaj dite. Në vitin 1818, ai dha një hua prej 5 miliardë stërlinash për qeverinë prusiane dhe dhënia e bonove për huatë qeveritare u shndërrua në shtyllën kryesore të biznesit të tij në fushën e bankave. Ai arriti një pozicion kaq të fuqishëm në qytetin e Londrës, sa që deri në vitin 1825-1826 ishte tashmë në gjendje që t’i ofronte një sasi të mjaftueshme monedhash Bankës së Anglisë me qëllim që t’i mundësonte asaj shmangien e një krize likuiditetesh.

Plantagenetët

Në përfundimin e paqartë mes Plantagenetëve dhe Tudorëve, Plantagenetët fituan për arsye se pjesa më e madhe e zhvillimit të kulturës angleze si dhe të sistemit politik (që mbetet edhe sot e kësaj dite) e pati startin pikërisht në kohën esundimit të tyre. Në kohën e Tudorëve, u krijua Kisha Anglikane dhe disa thonë se në kohën e tyre ka patur edhe një epokë të artë, por rëndësia e linjës së Plantagenetëve është shumë më e madhe (dhe veç të tjerashg, nuk duhet harruar se edhe Henri i VIII ishte një pasardhës direkt nga nëna i familjes së Plantagenetëve). Shtëpia e Plantagenetëve ishte një Shtëpi Mbretërore e themeluar nga Henry II i Anglisë, djali i Geoffrey V i Anjousë. Mbretërit Plantagenetë sunduan fillimisht Mbretërinë e Anglisë në shekullin 12. Në total, pesëmbëdhjetë monarkë Plantagenetë, duke përfshirë ata që u përkisnin degës së kadetëve sunduan Anglinë në periudhën mes viteve 1154 dhe 1485. Një kulturë dhe art i spikatur anglez lindi dhe u zhvillua gjatë erës së Plantagenetëve, inkurajuar edhe nga disa prej monarkëve të cilët ishin përkrahësit e mëdhenj të “babait të poezisë angleze”, Geoffrey Chaucer. Stili i arkuitekturës gotike ishte shumë popullor gjatë asaj kohe, me ndërtesa të tilla si Westminster Abbey dhe York Minster që u rimodeluan pikërisht sipas atij stili. Pati gjithashtu edhe zhvillime me një rëndësi jetëgjatë në sektorin social, si përshembull firmosja e Magna Cartas nga ana e Johnit I të Anglisë. Kjo pati një ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e nluigjeve të zakonshëm dhe ligjeve kushtetues. Institucionet politikë, si Parlamenti i Anglisë dhe Parlamenti Model e kanë origjinën pikërisht në periudhën e Plantagenetëve, ashtu si edhe shumë institucione arsimorë, përfshirë Universitetet e Kembrixhit dhe Oksfordit.

Familja Nehru-Gandhi

Familja Nehru-Feroz Gandhi është një familje politike indiane që ka dominuar në Kongresin Kombëtar të Indisë përgjatë pjesës më të madhe të periudhës së pavarësisë së hershme të Indisë. Tre pjesëtarë të kësaj familjejhe (Pandit Jaëaharlal Nehru, bija e tij Indira Gandhi dhe djali i saj, Rajiv Gandhi) kanë qenë Kryeministra të Indisë, dy prej të cilëve (Indira dhe Rajiv Gandhi janë vrarë). Një pjesëtare e katërt e familjes, Sonia Gandhi është aktualisht Presidente e Kongresit, ndërkohë që ajo dhe djali i Rajivit, Rahul Gandhi janë pjesëtarët më të rinj të familjes që hyjnë në politikën aktive, kur ai konkuroi dhe më pas fitoi një vend në dhomën e ulët të parlamentit të Indisë në vitin 2004. Familja Nehru-Feroz Gandhi nuk ka asnjë lidhje me udhëheqësin e pavarësisë së Indisë, Mohandas Gandhi. Nehru-Gandhët janë shembulli më i sipkatur i traditës së udhëheqjes dinastike në shtetet demokratike të Azisë.

Familja Khan

Ghengis Khan ishte themeluesi, Khan (sundues) dhe Khagan (perandor) i Perandorisë Mongole, perandoria më e madhe e solid enë historinë e njerëzimit. Ai erdhi në pushtet duke bashkuar shumë prej tribuve nomade të Azisë verilindore. Pasi themeloi perandorinë Mongole dhe u shpall “Genghis Khan”, ai filloi pushtimet mongole si dhe sulmet në zonat e Kara-Khitan Khanate, Kaukaz, Perandorinë Khvarezmid, Ksian Perëndimore dhe dinastitë Jin. Gjatë jetës së tij, perandoria mongole pushtoi një pjesë shumë të madhe të Azisë Qendrore. Përpara se Genghis Khan të vdiste, ai emëroi Ogedei Khanin si pasardhës të tij dhe e ndau perandorinë e tij në Khanates mes bijve dhe nipërve. Genghis Khan vdiq në vitin 1227 pasi mposhti Tangutsët. Khan u varros në një varr pa shenjë diku në Mongoli në një vend të panjohur. Pasardhësit e tij vazhduan ëprpjekjet për të hstrirë perandorinë mongole deri në pjesën më të madhe të Eurazisë duke pushtuar ose krijuar shtete vasalë në zonat e Kinës së sotme, Koresë, kaukazit, shteteve të Azisë Qendrore si dhe një pjesë të madhe të zonave të asaj që sot është Evropa Lindore dhe të Lindjes së Mesme.

Familjet Claudia and Julius

Këto dy familje janë bashkuar në një duke qenë se kanë qenë familjet më të rëndësishme të Romës së Lashtë dhe ato u bashkuan së bashku për të krijuar dinastinë Julio-Claudiane nga e cila kanë dalë edhe pjesa më e madhe e perandorëve më të famshëm të Romës: Kaligula, Augusti, Klaudiusi, Tiberiusi dhe Neroni. Këta pesë perandorë sunduan perandorinë romake në periudhën që nga viti 27 para Krishtit deri në vitin 68 pas Krishtit, atëherë kur i fundmi i kësaj linje, Neroni kreu vetëvrasje. Këta pesë sundimtarë u lidhën përmes martesave dhe adoptimeve. Julius Caesari shihet ndonjëherë pasaktësisht si themeluesi i saj, ndonëse ai nuk ka qenë as perandor dhe as nuk kishte lidhje Claudiane; më gjerësisht pranohet që themeluesi i dinastisëka qenë Augusti. Mbretërimet e perandorëve Julianë-Claudianë kanë disa tipare të përbashkët: të gjithë erdhën në pushtet përmes lidhjeve indirekte apo adoptimeve. Secili prej tyre zgjeroi territorin e perandorisë romake dhe inicioi projekte masivë ndërtimi. Ata përgjithësisht duheshin nga njerëzit e zakonshëm, por kishin kundër armiqësinë e klasës së senatorëve – një ndjenjë që pasqyrohet nga historianët e lashtë. Historianët e lashtë e përshkruajnë dinastinë Julio-Claudiane si vetëzmadhuese, të marrë, perverse dhe tiranike.

Familja Zhu

“Zhu” ishte emri i familjes për perandorët e dinastisë Ming. Perandori i parë Ming, Hongvu (Zhu Juanzhang) zgjodhi që të përdorë emrin Ming si emër të dinastisë. Ming do të thotë “Brilant”. Dinastia Ming ishte dinastia sunduese e Kinës në periudhën mes viteve 1368 dhe 1644, në vijim të kolapsit të dinastisë Juan që udhëhiqej nga Mongolët. Epoka e Ming, “një prej epokave më madhështore të qeverisjes së rregullt dhe stabilitetit social në historinë e njerëzimit” ishte e fundmja dinasti në Kinë që drejtohej nga etnia Hans. Ndonëse kryeqyteti i perandorisë Ming, Pekini ra në vitin 1644 për shkak të një rebelimi të udhëhequr nga Li Zisheng, që nga ana e tij shumë shpejt u zëvendësua nga Dinastia Qing e udhëhequr nga Manchurianë (familja e fundit perandorake kineze), regjime besnikë ndaj fronit të Ming (të njohur kolektivisht si Mingët jyugorë) mbijetuan deri në vitin 1662. Gjatë kohës së sundimit të Ming u ndërtua një flotë shumë e madhe si dhe një ushtri prej një milionë trupash. Pati projekte shumë të mëdha ndërtimi, duke përfshirë restaurimin e Kanalit të Madh dhe të Murit të Madh si dhe ngritjes së Qytetit të Ndaluar në Pekin, gjatë çerekut të parë të shekullit të pesëmbëdhjetë. Vlerësimet për popullsinë e Ming variojnë nga 160 në 200 milionë banorë. Dinastia Ming konsiderohet shpesh si një prej pikave më të larta të qytetërimit kinez, si dhe nëj dinasti në të cilën janë shfaqur shenjat e para të kapitalizmit.

Habsburgët

Shtëpia e Habsburgëve ishte një shtëpi shumë e rëndësihsme mbretërore në Evropë dhe ajo njihet më së miri si furnizuesja me Perandorët e Shenjtë Romakë të zgjedhur formalisht në periudhën mes viteve 1452 dhe 1740, si dhe sunduesit e Spanjës dhe të Perandorisë Austriake. Me origjinë nga Zvuicra, dinastia mbretëroi fillimisht në Austri, të cilën e sunduan për më shumë se gjashtë shekuj, por një seri martesash dinastike sollën Burgundin, Spanjën, Boheminë, Hungarinë dhe territore të tjerë në trashëgiminë e saj. Dinastia e ka marrë emrin nga vendi i origjinës, Kështjella Habsburg që ndodhet në Kantonin zvuceran të Aargaut. Motoja e dinastisë është: “Le të bëjnë luftë të tjerët, por ti, Austri e lumtur, do të martohesh”, që është edhe një tregues i talentit të Habsburgëve për të lidhur pjesëtarët e vet në martesë me shtëpi të tjera mbretërore të Evropës, me qëllimin për të bërë aleanca dhe trashëguar territore. Perandoresha Maria Tereza njihet mbi të gjithë në këtë drejtim dhe ndonjëherë ajo quhet edhe si “Nënëgjyshja e Evropës”.

Familja Ptolemaike

Dinastia Ptolemaike ishte jë familje mbretërore nga zona e Maqedonisë në Greqi që sundoi Perandorinë Ptolemaike në Egjipt për afro 300 vjet, nga viti 305 para Krishtit deri në vitin 30 para Krishtit. Ptolemi, njëri prej shtatë truprojave që shërbyen si gjeneralë dhe zëvendës të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, u emërua satrap i Egjiptit pas vdekjes së Aleksandrit në vitin 323 para Krishtit. Në vitin 305 para Krishtit, ai u vetëshpall Mbreti Ptolemi I, më vonë i njohur si “Soter” (shpëtimtar). Shumë shpejt, egjiptianët pranuan familjen Ptolemaike si pasardhës të faraonëve të Egjiptit të pavarur. Fami;lje ptolemaike e sundoi Egjiptin deri kur ndodhi pushtimi romak në vitin 30 para Krishtit. Pjesëtarja më e famshme e kësaj linje ishte mbretëresha e fundit, Kleopatra VII, e njohur më së miri për rolin e saj gjatë betejavce politike romake ndërmjet Jul Cezarit dhe Pompeit, dhe më vonë ndërmjet Oktavianit dhe mark Antonit. Vetëvrasja e saj pas pushtimit prej romës shënoi edhe fundin e sundimit ptolemaik në Egjipt.

Familja Medici

Familja Medici ishte një familje e fuqishme dhe me shumë influencë në Firence në periudhën nga shekulli 13 deri në shekullin 17. Nga kjo familje dolën tre Papë (Leo X, Klement VII dhe Leo XI), shumë sundimtarë të Firences (më i spikaturi ishte Lorenco i Mrekullueshmi, një prej përkrahësve dhe sponsorizuesve të disa prej veprave më të famshme të artit të Rilindjes) si dhe më vonë pjesëtarë të shumë prej familjeve mbretërore angleze dhe franceze. Ashtu si shumë familje të tjera zotërinjsh, mata dominuan qeverisjen e qytetit të tyre. Ishin në gjendje të vendosnin Firencen nën pushtetin e familjes së tyre, duke krijuar një ambient në të cilin lulëzuan arti dhe humanizmi. Ata u bënë udhëheqës të rrugës drejt Rilindjes së Italisë së bashku me shumë familje të tjera të mëdha zotërinjsh në Itali, si familjet Visconti dhe Sforza në Milano, familjen Este në ferrara dhe Familjen Gonzaga në Mantua. Banka Medici ishte një prej institucioneve financiarë më të suksesshëm dhe më të respektuar në Evropë. Siaps disa përllogaritjeve, familja Medici ka qenë për një periudhë kohe familja më e pasur e Evropës. Duke u nisur nga kjo bazë, ata fituan pushtet politik fillimisht në Firence dhe më pas më gjerësisht në Itali dhe në Evropë.

Familja Capetiane

Dinastia Capetiane është shtëia mbretërore më e madhe e Evropës. Ajo përfshin cdonjërin prej pasardhësve direkt të Capetit të madh të Francës. Mbreti Huan Karlos i Spanjës dhe Duka i Madh Henri i Luksemburgut janë pjesëtarë të kësaj familje, të dy përmes degës Burbone të dinastisë. Gjatë shekujve të kaluar, Capetian-ët u përhapën nëpër Evropë duke sunduar kudo, që nga njësitë provinciale deri tek çifligje e mbretëri. Përveçse është familja më e madhe për nga numri në Evropë, ajo është familja ku ka edhe më shumë inceste, sidomos në Monarkinë spanjolle. Kanë kaluar shumë kohë që kur monarkët Capetianë sunduan pjesën më të madhe të Evropës, megjithatë ata vazhdojnë të mbeten diku mbretër e diku me tituj të tjerë. Aktualisht, dy monarkë Capetianë vazhdojnë të mbretërojnë në Spanjë dhe në Luksemburg. Veç këtyre, shtatë përfaqësues të kësaj kompania përfaqësojnë dinasti monarkike në mërgim në Brazil, Francë, Spanjë, Portugali, Parma dhe Dy Siçilitë. Kryetari aktual legjitim i familjes është Louis Alfonso, Duka i Anjou-së i cili është gjithashtu pretendent i ligjshëm i fronit të Francës. Në total, dhjetëra degë të dinastisë Capetiane vazhdojnë të ekzistojnë në të gjithë Evropën.

Familje të tjera: Merovingianët, Qin-ët, Bhutto-t, Tudorët, Romanovët, Stuartët, Shtëpia e Portokalltë, Berenguerët, Kennedy-t, Vanderbiltët/Bota.al

 

Fraksion.com