Kryetari Ushtarak i NATO-s: Turqia është një aleate e vlefshme e NATO-s
Nga 7 deri më 8 shtator 2020, Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Shefi i Ajrit, marshall Sir Stuart Peach,vizitoi Stambollin, si pjesë e vizitave të tij të rregullta në vendet anëtare të aleatëve.
Vizita zyrtare dy-ditore përbëhej nga takime me ministrin e Mbrojtjes, Z. Hulusi Akar, ministrin e Punëve të Jashtme, Z. Mevlut Cavusoglu dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm Turk, gjeneralin Yasar Guler. Ndërsa ishte në Ankara, Kryetari i Komitetit ushtarak të NATO-s, vizitoi Qendrën e Ekselencës së NATO-s – Mbrojtja kundër Terrorizmit dhe Qendrën e Ekselencës – Komanda e Mbrojtjes kundër Terrorizmit dhe Trajnimi i Partneritetit për Paqe (PfP). Temat e diskutimit gjatë vizitës u përqëndruan në kontributet e Turqisë në operacionet, misionet dhe aktivitetet e NATO-s, situatën e sigurisë rajonale dhe NATO 2030.
Në takimet e tij me ministrin e Mbrojtjes, Z. Hulusi Akar dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm Turk, gjeneralin Yasar Guler, Kryetari i falënderoi Turqinë për kontributet e saj të vazhdueshme në operacionet, misionet dhe aktivitetet e NATO-s. Ai përgëzoi Turqinë për mbështetjen e saj me pajisje mjekësore për aleatët dhe partnerët e tjerë gjatë pandemisë së Koronavirusit.
Shefi i Ajrit, Marshall Sir Stuart Peach deklaroi se “Turqia jep kontribute thelbësore në operacionet dhe aktivitetet e NATO-s. NATO po punon për të forcuar më tej parandalimin dhe mbrojtjen tonë kolektive dhe për të projektuar stabilitetin përtej kufijve tanë dhe se Turqia po luan një rol kryesor në të dy aspektet”.
Gjatë takimit të tij ministrin e Punëve të Jashtme, Z. Mevlut Cavusoglu, diskutimet u përqëndruan në kontributet e rëndësishme dhe të vlefshme të Turqisë në sigurinë e përbashkët të Aleancës dhe NATO 2030. Ata shkëmbyen mendime se si të përshtaten dhe të sigurojnë që Aleanca të mbetet e përshtatshme për t’u përballur me sfidat e dekadën tjetër
Kryetari theksoi se kjo “Ka të bëjë me mbajtjen e NATO-s të fortë ushtarakisht, duke e bërë atë më të fortë politikisht dhe më globale.”
Lidhur me situatën në Siri, Kryetari vuri në dukje se Turqia është aleati më i prekur nga trazirat dhe dhuna në Siri. Asnjë aleat tjetër nuk ka vuajtur më shumë nga sulmet terroriste. Ai njohu barrën që Turqia po mbart megjithatë, ai theksoi se Turqia gjithashtu duhet të luajë rolin e saj në gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë të kësaj krize. Shefi i Ajrit, Marshal Peach theksoi se NATO do të vazhdojë të mbështesë Turqinë me një sërë masash të ndryshme; përfshirë sistemet raketore mbrojtëse të cilat ndihmojnë për të mbrojtur Turqinë kundër kërcënimeve nga Siria si dhe përmes pranisë ajrore dhe detare.
Shefi i Ajrit Marshal Peach vizitoi dy Qendrat e Ekselencës. Qendra e Ekselencës – Mbrojtja kundër Terrorizmit dhe Qendra e Ekselencës – Komanda e Mbrojtjes kundër Terrorizmit dhe Trajnimi i Partneritetit për Paqe (PfP. Ai mori njoftime mbi projektet dhe punën e fundit të Qendrave.
Fraksion.com