Tetë të burgosur me koronavirus në burgun e Drenovës
Tetë të burgosur në IEVP Drenovë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Bëhet fjalë për të burgosur të të njëjtit sektor, teksa mësohet se personat në fjalë janë nisur drejt spitalit të burgut në Tiranë.
Nga ana tjetër janë duke u mbajtur të karantinuar në dhomat e tyre edhe të burgosurit e tjerë të të njëjtit sektor.
Sipas burimeve bëhet fjalë për sektorin e sigurisë së lartë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.
Aktualisht po gjurmohen edhe raste të tjera brenda këtij sektori.
Fraksion.com