Speranza: Të rinjtë të na ndihmojnë për respektimin e masave antiCOVID-19
Ne duhet të vazhdojmë t’u kërkojmë të rinjve tanë të na ndihmojnë në lidhje me pandeminë e COVID-19, tha sot ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
“Ata kanë paguar një çmim të madh në muajt e fundit, duke filluar nga pezullimi i aktiviteteve të shkollës dhe universitetit, por ne duhet t’u kërkojmë atyre të vazhdojnë të na ndihmojnë, sepse virusi u bën paksa më pak dëm atyre që janë të rinj, të fortë dhe pa shumë patologji”, tha Speranza, gjatë një vizitë në inkubatorin biomjekësor të “Toscana Lifes Science”.
“Rreziku që të rinjtë të mund të transmetojnë virusin te prindërit dhe gjyshërit e tyre ekziston”, vazhdoi ai
Ai u bëri thirrje të rinjve italianë të respektojnë rregullat themelore, duke filluar me përdorimin e maskave dhe distancimin fizik me të paktën një metër.
Fraksion.com