AktualitetTë fundit

Kryebashkiakes së Durrësit i vjedhin makinën; Bën denoncimin në polici

Roland Shahini, bashkëshorti i kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako, ka denoncuar pak ditë më parë në policinë e Durrësit vjedhjen e një automjeti “Audi A5”.

Raportohet se lidhur me denoncimin e tij për vjedhjen e makinës, ngjarja është mbajtur e fshehtë.

Makina e vjedhur ishte në përdorim të Sakos dhe Shahinit, por e regjistruar në emër të kompanisë ‘Mektrin motors’, me administrator vetë Roland Shahinin.

Ai ka thënë se makina përdorej edhe nga familjarët e tij.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, apo nëse automjeti i Sakos ka qenë i parkuar diku në momentin që automjeti i është vjedhur.

Nga policia nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për këtë ngjarje.

Emirjana Sako u komandua si kryetare e Bashkisë së Durrësit pak muaj më parë, pas dorëheqjes nga funksionet të Zhuljen Varfajt, për arsye shëndetësore.

Pak muaj pasi mori detyrën, familjes së saj jo çdo gjë ka shkuar mirë, pasi i kanë vjedhur makinën.

 

Fraksion.com