AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

“Ju meritoni shumë më shumë se kaq”; Rana: Rritje e re pagash për mësuesit

Kryeministri Rama tha se qeveria po mendon rritje pagash për mësuesit dhe mjekët të programuar në buxhetin e ri të qeverisë. Ai  Në një takim me mësuesit e angazhuar në mësimin online në RTSH

Teksa u shprehu mirënjohjen mësuesve për kontributin e tyre, Rama tha se “arsyeja pse jam këtu është për t’ju falënderuar dhe për t’ju shprehur sinqerisht mirënjohjen”.

“Keni dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. E di shumë mirë sidomos për mësuesit e kalibrit tuaj, kontributi që jepni çdo ditë është më i madh sesa mbështetja që keni vetvetiu në të gjitha aspektet por ju duhet ta dini që unë dhe ne jemi shumë të vetëdijshëm për këtë. Ne do të bëjmë çmos që ta rrisim mbështetjen për mësuesit pa diskutim edhe pse kushtet nuk janë optimale për ta menduar këtë por ne për mjekët dhe mësuesit, mendojmë që duhet të bëjmë një sforco të madhe”, u shpreh Rama.

“Për mjekët në radhë të parë për arsye të situatës së jashtëzakonshme ku ata ndodhen dhe për arsye të punës së jashtëzakonshme që po bëjnë por nuk diskutohet që paralelisht me ta edhe për mësuesit. Shumë shpejt ne do të konkludojmë në lidhje me këtë”, tha Rama.

Ai shpjegoi ndër të tjera se po punohet edhe për një sistem vlerësimi për mësuesit, ku më të mirët do të vlerësohen financiarisht më shumë.

“Jemi duke menduar një sistem të vlerësimit të meritës së mësuesve, gjë që po e analizojmë dhe me shumë gjasë nga sezoni i ardhshëm shkollor do të themi si do të funksionojë ky sistem për mësuesit më të mirë. Mësues si ju me siguri do të duhet të vlerësohen edhe financiarisht ndryshe në bazë të kritereve strikte dhe rezultateve që janë të matshme. Kjo do të bëjë që mësuesit më të mirë të vlerësohen dhe nga ana tjetër konkurrenca të motivohet më shumë dhe forca e shembullit të promovohet”, u shpreh Rama.

“Për të gjithë mësuesit ne duam po ashtu si edhe për mjekët, që të bëjmë një rritje të re të pagave dhe besojmë që kjo do të bëhet shumë shpejt me buxhetin e ri dhe besoj që është më shumë sesa e merituar për të gjithë në përgjithësi”, tha kryeministri.

“Ju meritoni shumë më shumë se kaq dhe do të bëjmë mos që të bëjmë më shumë sesa për tërësinë. Kam parasysh kalibrin e parë e mësueseve që në të gjithë Shqipërinë nuk janë pak’’, tha Rama.

 

Fraksion.com