SportTë fundit

(Video) Novak Djokoviç skualifikohet nga US Open, goditi zyrtaren me top tenisi

Tenisti serb Novak Djokoviç është skualifikuar në US Open. Në fakt, ai nuk ka ikur nga një humbje e mirëfilltë, por nga një vendim për ta përjashtuar.

Ai goditi gabimisht një zyrtare jashtë fushës me top tenisi në fytyrë, dhe ajo për disa momente ishte në gjendje të rëndë duke e patur të vështirë të qëndronte në këmbë.

Djokoviç luftonte për një trofe të 18-të në US Open, por duket se fati nuk ishte me të kësaj radhe.
Ai po luante përballë Carreno Busta, dhe rezultati ishte 5-6 por ndërkohë që kompententët e ndeshjes diskutonin, në fund vendosën që ndeshja të ndërpritej dhe Djokoviç mos ishte më pjesë e saj.

 

Fraksion.com