Tentoi të hidhej nga kati i 12-të në Selanik; MEPJ: Emigranti ndodhet në Polici, po ndjekim situatën
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik vjen me një reagim pas lajmit se një shtetas shqiptar në Selanik tentoi ti jap fund jetës.
Forca të forta policie kanë nxituar në vend, si dhe një brigadë e Brigadës së Zjarrfikësve dhe EKAB.
Burri i tha policisë se nuk ka dokumente qëndrimi në vend, s’ka para dhe jeton në një kasolle. Ai gjithashtu tha se djali i tij po kryen shërbimin e tij ushtarak në Evros.
Në njoftimin e Konsullatës thuhet se Konsullata e Përgjithshme e Selanikut ka takuar vetë emigrantin i cili ndodhet në Rajonin e Policisë së qytetit.
Po ashtu konsulli është takuar me vajzën e tij dhe po ndiqet situata për të gjetur mundësinë e zgjidhjes sa më parë për të ndihmuar emigrantin shqiptar.
Njoftimi nga MEPJ:
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik sapo mori dijeni për ngjarjen e ndodhur gjatë pasdites së sotme të një shtetasi shqiptar me banim në Lagkada, i cili ka tentuar t’i japë fund jetës së tij për motive personale, është vënë në kontakt menjëherë me drejtuesit e Rajonit Qendror të Policisë në Selanik si dhe është takuar tanimë edhe me vetë shtetasin, i cili ndodhet aktualisht në këtë rajon.
Konsullata është lidhur menjëherë edhe me familjarët e shtetasit dhe aktualisht, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Selanik është në takim me vajzën e shtetasit duke ndjekur situatën në vijimësi për të gjetur mundësinë e zgjidhjes sa më parë, në ndihmë të shtetasit shqiptar.
Fraksion.com