AktualitetBota+Të fundit

Protesta të dhunshme në Portland, policia urdhëron shpërndarjen

Policia e qytetit të Portlandit në shtetin e Oregonit i konsideroi si trazira grumbullimet e së shtunës në mbrëmje pasi demonstruesit hodhën shishe me molotov në rrugë. Policia i kërkoi turmës prej qindra protestuesish të shpërndahet menjëherë. Në Oregon, protestat përcaktohen si trazira atëherë kur gjashtë ose më shumë persona përfshihen në “akte të dhunshme” duke krijuar “rrezik të madh për të shkaktuar panik publik”.

Për policinë është e paligjshme të përdorë gaz lotsjellës përvec rastit kur tubimi shpallet si trazirë. Policia bëri të ditur se protestuesit hodhën pajisje ndezëse të shumta dhe se të paktën një person u plagos. Pamjet në Twitter të hedhura nga protestuesit dhe përfaqësuesit e medias, tregonin një burrë, që dukej të ishte një protestues, me këmbët në flakë. Policia kreu arrestime të demonstruesve pas 100 ditësh protestash të pandërprera kundër dhunës policore dhe pabarazisë racore në Portland.

Pamje të tjera filmike tregonin shtëllunga resh që qëndronin mbi lagje të banuara. që sipas vëzhguesve ishin gaz lotsjellës. Aktivistët në Portland kanë dalë në rrugë për 100 ditë me radhë për të treguar mbështetjen e tyre për lëvizjen “Black Lives Matter” (Jetët e komunitetit afrikano- amerikan kanë vlerë) dhe për të protestuar ndaj asaj që ata e shohin si padrejtësi shoqërore e që kanë shkaktuar shqetësim në vend për dekada me radhë. Disa nga protestat kanë bërë bashkë me mijëra vetë. Shumë qytete të vend janë përfshirë nga protestat që nga vdekja në fillim të këtij viti në duart e policisë së afrikano-amerikanit George Floyd. Ngjarja ndodhi në Mineapolis të shtetin të Minesotës. George Floyd ishte ndaluar nën dyshimin se kishte paguar me një kartmonedhë 20 dollarëshe të falsifikuar. Vdekja e tij u shndërua në simbol të asaj që shumë e shohin si “racizmin sistemik” në shoqërinë amerikane.

 

Fraksion.com