AktualitetPolitikëTë fundit

Asambleja e PS-së, Librazhd; Balla: PS, forca e vetme politike ku shqiptarët besojnë integrim europian

Në kuadër të takimeve organizative dhe parapërgatitore për zgjedhjet e rëndësishme të vitit 2021, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në Asamblenë Socialiste të Librazhdit.

Në fjalën e tij numri dy i PS, Balla theksoi se bindja në fitore, nuk duhet t’i gjejë neglizhente strukturat e PS dhe se cilësia e fitores do t’i japë mundësinë Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Rama të qeverisë vetëm në aleancë me njerëzit e thjeshtë të këtij vendi.

“Është e vërtetë që ne fitojmë, por kjo fitore nuk është e mjaftueshme nëse nuk është e thellë, për të garantuar që të qeverisim vetëm në vitin 2021”, tha Balla.

Sa i përket planit organizativ, Balla u shpreh se është e rëndësishme të vijohet në thellimin e barazisë gjinore dhe tu jepen sa më shumë hapësira të rinjve në parti.

Në takim u diskutua edhe mbi piketat strukturore të PS për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, ku sipas tij, Partia Socialiste do të marrë besimin për mandatin e tretë me Edi Ramën Kryeministër.

“Duke respektuar të gjitha masat e domosdoshme mbrojtëse ndaj COVID-19, ne duhet të jemi në komunikim me komunitetet, sipërmarrjen, të rinjtë, fermerët, me njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm. Operacioni humanitar i ndihmës për familjet në nevojë gjatë izolimit, por edhe më pas, ishte shprehje e diferencës së madhe të solidaritetit social, me ata që përqeshnin nga televizori dhe facebook-u.

Dobësia e thellë e kundërshtarit nuk duhet të na vetëkënaqë duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë.

Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë politike ku shumica e shqiptarëve i besojnë përgjegjësinë qeverisëse dhe aspiratën për integrim europian.

Qasja jonë ka qenë dhe mbetet e qartë: ne duhet të vazhdojmë të qeverisim me besnikëri të madhe ndaj njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, të cilët janë aleatët tanë të vetëm”, deklaroi Balla.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com