“Agresiviteti i virusit ka rënë”; Mjekët: Mos neglizhoni simptomat e para
Mjekët thonë se agresiviteti i virusit kanë rënë tanimë, por në fakt kemi numër të lartë të jetëve të humbura.
Çdo 24 orë humbin jetën 5-6 pacientë të prekur nga Covid-i. Të dy spitalet Covid janë plot me pacientë që manifestojnë simptoma të moderuara deri tek rastet e rënda. Dr. Entela Ramasaco shpjegon se përveç se kanë diagnoza të tjera vijnë vonë në spital, pasi neglizhojnë simptomat e para.
Mjekët e familjes nuk duhen neglizhuar pasi ata kanë eksperiencë tanimë për trajtimin e një pacienti me Covid. Ndërkohë ka shumë polemika në lidhje me protokollet mjekësore që përdoren në dy spitalet Covid dhe transparencën e tyre. Dr. Ramasaco siguron se çdo gjë bëhet sipas protokolleve të OBSH-së, duke i përshtatur me kushtet e spitalit.
Mjekët u bëjnë apel të rinjve të mos neglizhojnë masat mbrojtëse pasi janë ata që po e transmetojnë virusin tek prindërit e po i sjellin në spital.
Fraksion.com