AktualitetBota+Të fundit

Media: Policia vret gjatë arrestimit, të dyshuarin

Një person i dyshuar se kishte qëlluar për vdekje javën e kaluar një mbështetës të një grupimi të ekstremit të djathtë në Portland të Oregonit u vra të enjten gjatë një përpjekje për arrestimin e tij.

Lajmi u konfirmua për agjencinë “Associated Press” nga një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë i cili foli në kushte anonimiteti. Sipas tij, Michael Reinoehl, 48 vjeç, u vra ndërsa oficerët federalë po përpiqeshin ta arrestonin atë në qytetin Lacey të shtetit të Uashingtonit.

Michael Reinoehl ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e 39 vjeçarit Aaron “Jay” Danielson, i cili u qëllua në gjoks me armë zjarri të shtunën e kaluar në mbrëmje.

Pas lëshimit të një urdhër-arresti agjentët federalë të FBI-së dhe Shërbimi Marshall lokalizuan vendndodhjen e tij të enjten.

Në përpjekje për arrestimin e tij Michael Reinoehl u qëllua nga një oficer i forcave të zbatimit të ligjit tha zyrtari i Departametit të Drejtësisë.

Ai tha gjithashtu se zoti Reinoehl u kishte drejtuar armën punonjësve të policisë përpara se të qëllohej nga këta të fundit.

 

Fraksion.com