AktualitetDialogKosovaTë fundit

Marrëveshja në SHBA; Joe Biden: Kosova duhet të jetë një vend i pavarur, jo pjesë e Serbisë

Kandidati për President në SHBA, Joe Biden ose ndryshe edhe kundërshtari zyrtar i Donald Trump ka reaguar për marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës e Serbisë.

Biden  thotë se nuk e di çfarë ka marrëveshja. Por ai kërkon që Kosova të jetë një shtet tërësisht i pavarur, dhe jo pjesë e Serbisë. Ai thotë se nuk e di si do arrihet kjo, por ky duhet të jetë qëllimi.

Duket se Kosova ka aleat të fuqishëm në SHBA edhe opozitën aktuale, teksa Joe Biden deri tani ka fituar të gjitha anketat për zgjedhjet presidenciale ndaj Donald Trump, në zgjedhjet që mbahen në nëntor të këtij viti.

Fraksion.com