Tabaku: Çmimet 15% më të larta, shqiptarët me të ardhurat më të ulëta në rajon
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha sot se shqiptarët janë varfëruar dhe çmimet janë rritur në 7 vitet e fundit.
Sipas Tabakut, çmimet janë 15% më të larta për shqiptarët që sipas saj, janë me të ardhurat më të ulëta në rajon.
“Shqipëria e rilindur është Shqipëria e dështuar dhe falimentuar. Më shumë taksa, çmime më të larta, më pak konsum dhe një tavolinë më e varfër. Nuk është Shqipëria e atyre që duan të punojnë por e atyre që vjedhin dhe taksojnë. Shqipëria e çmimeve 15% më të larta e shqiptarëve që kanë të ardhurat më të ulëta në rajon”, tha ajo.
Tabaku thekson se zgjidhja e vetme është të largojmë taksidarët për t’i hapur rrugë punës dhe kapitalit.
“Zgjidhja e vetme është të largojmë taksidarët për t’i hapur rrugë punës dhe kapitalit. Shqiptarët kanë nevojë për mundësi dhe punë. Shqipëria ka nevojë për taksa të ulëta, punësim, investime, incentivim të konsumit. Taksa e sheshtë 9%, lehtësim për sipërmarrjen”, tha ajo.
Fraksion.com