AktualitetNATO/BERajoniTë fundit

Stoltenberg: Turqia dhe Greqia dakord për zhvillimin e bisedimeve teknike

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi sot se Turqia dhe Greqia kanë rënë dakord të zhvillojë bisedime teknike për krijimin e mekanizmave për parandalimin e konfliktit në Mesdheun Lindor.

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s mbi bisedimet teknike për de-konfliksion në Mesdheun Lindor

“Pas diskutimeve të mia me udhëheqësit grekë dhe turq, të dy Aleatët kanë rënë dakord të hyjnë në bisedime teknike në NATO për të krijuar mekanizma për ulur konfliktin ushtarak për të zvogëluar rrezikun e incidenteve dhe aksidenteve në Mesdheun Lindor.

Greqia dhe Turqia janë Aleatë të vlerësuar dhe NATO është një platformë e rëndësishme për konsultime për të gjitha çështjet që prekin sigurinë tonë të përbashkët.

Unë qëndroj në kontakt të ngushtë me të gjithë Aleatët e interesuar për të gjetur një zgjidhje për tensionet në frymën e solidaritetit të NATO-s.”

 

Fraksion.com