AktualitetPolitikëTë fundit

“Raporti i EuCham”; Basha: Kjo qeveri ka dështuar; Kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar sot raportin e EuCham, që sipas tij, e rendit Shqipërinë ndër tre vendet e fundit në Europë për të bërë biznes.

Sipas kryetarit të PD-së, Basha, kjo renditje e  raportin e EuCham është tregues i qartë se qeveria ka dështuar.

“Raporti i fundit i EuCham që e rendit Shqipërinë ndër tre vendet e fundit në BE për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon, më pak tërheqëse për investime. Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta, mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune”, shprehet ai.

Po ashtu, Basha shtoi se “me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%, do të luftojmë konkurrencën e pandershme dhe korrupsionin, do t’i japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com