AktualitetBota+Të fundit

Jemen, vritet një deputet në përleshje me Huthit

Një deputet i Parlamentit të Jemenit është vrarë në përleshje me rebelët Huthi në provincën Marib, njoftoi sot agjencia zyrtare e lajmeve SABA.

Presidenti Abdrabbuh Mansur Hadi dërgoi një mesazh ngushëllimi me rastin e vrasjes së Shejh Rubaish al-Ali, i cili luajti një rol të madh në luftën kundër rebelëve në vend.

Ali u vra derisa po komandonte një sulm kundër milicive Huthi në Marib, thuhet në raport.

Ministria e Mbrojtjes së Jemenit lëshoi një mesazh ngushëllimi, duke thënë se Ali ishte një brigadier në ushtri dhe humbi jetën derisa ishte në detyrë për të mbrojtur vendin e tij.

Ali ishte deputet i Partisë Al-Islah, një parti islame jemenase.

Jemeni vazhdon të mbetet i përfshirë nga dhuna që nga viti 2014, kur grupi Huthi i lidhur me Iranin pushtoi pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Konflikti u përshkallëzua vitin e ardhshëm kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë filluan një fushatë masive ajrore që kishte për qëllim parandalimin e avancimit të Huthive në Jemen dhe të mbështesë qeverinë pro-saudite të vendit.

 

Fraksion.com