“Ja pse nuk shtrëngova dorën e Metës”; Edi Rama: S’do të kalojë asnjë marrëveshje deti pa pyetur presidentin, vetëm një trupeshk i ha këto…
Kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe kryetari i parlamentit Gramzo Ruçi dhe ndodhet në qytetin e Vlorës ditën e sotme për të vendosur kurorat në memorialin e “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”.
Gjatë një prononcimi për gazetarët, kreu i qeverisë tha “se nuk do të ketë marrëveshje me Greqinë pa miratimin e Presidentit”.
“Nuk mund të ketë një marrëveshje për detin me Greqinë pa miratimin e presidentit Meta. Është prisidenti ai i cili e firmosë marrëveshjen dhe më pas presidenti që ka mundësine ta dërgoj dhe apeloj në gjykatën kushtetuese.
Një deklaratë ngatërresë e ish presidentit grek ka bërë që e gjithë situata të ngatërohet por në këtë situatë nuk ka asgje të vërtetë. Nuk mund të behet asgjë pa miratimin e presidentit dhe kushdo që i ha këto gjëra është thjesht trupeshk.
Nuk ka patur shtrëngim duarsh mes meje dhe presidentit Meta sepse s’na i lejon covidi”, ka thënë Rama.
Rama ka komentuar dhe mungesën e opozitës në festimet për 100 vjetorin e luftës së Vlorës, ku sipas tij politika shqiptare ka çfarë mëson nga kjo ngjarje historike.
“Politika shqiptare ka shumë për të marrë e për të mësuar nga luftëtaret e Vlorës dhe nga dëshmorët e atdheut. Mungesa e opozitës? Unë s’jam këtu për të marrë mungesat se kush vjen apo kush mungon”, u shpreh Rama.
Fraksion.com