AktualitetRajoniTë fundit

AA: Greqia na kërcënoi ekipin në ishullin Kastellorizo në mënyrë skandaloze

Ekipi i Anadolu Agency (AA) në Athinë i cili shkoi për punime të lajmeve në ishullin Kastellorizo të Greqisë, tha se  u kërcënua dhe u akuzua me agjentaturë nga një faqe interneti raciste greke.

Përfaqësuesi i AA-së për Athinën, Tevfik Durul dhe fotoreporteri Ayhan Mehmet dje u nisën me avion nga kryeqyteti i Greqisë, Athinë për në ishullin Rodos (Rhodes) dhe që aty me anije mbërritën në ishullin Kastellorizo.

Disa orë pasi punonjësit e ekipit të AA-së mbërritën në mbrëmje në ishullin Kastellorizo për punime të lajmeve, faqja raciste anti-Turqi e internetit Turkikanea.gr me qendër në Greqi, publikoi një tekst në të cilin u përdorën shprehjet “Përse lejojmë që shtetasit turq agjentë të MIT (shërbimet turke inteligjente) të shkojnë në Kastellorizo? Përse lejuam që të shkelin në ishull? A nuk e dimë se çfarë duan të bëjnë këta agjentë të MIT? Shpresojmë që autoritetet të bëjnë atë që është e nevojshme!”.

Ndërkohë ka tërhequr vëmendjen se në faqe është publikuar fotografia e faqes së pasaportës së përfaqësuesit të AA-së, Durul, gjë e cila duhet të posedohet vetëm nga autoritetet greke.

Nga autoritetet greke pritet një deklaratë lidhur me çështjen se si faqja raciste ka siguruar faqen e pasaportës me të dhënat e identitetit të cilën Durul nuk e ka ndarë me ndonjë vend gjatë udhëtimit të tij Athinë-Kastellorizo.

Po ashtu në postimin e organit publikues racist pjesë e provokimeve është bërë edhe postimi i informacionit të vendlindjes së fotoreporterit të AA-së, Ayhan Mehmet.

Kazancı: “Autoritetet greke duhet të ofrojnë një mjedis të sigurtë”

Drejtori i Përgjithshëm i AA-së, Şenol Kazancı në një deklaratë lidhur me çështjen duke dënuar kryerjen e një publikimi të tillë në faqen greke tha se “Tregimi si objektiv i dy gazetarëve që shkuan në ishull për të ndjekur lajmet është një goditje e rëndë për lirinë e shtypit”.

Kazancı vuri në dukje se gazetarët që kryejnë aktivitete të gazetarisë për AA-në e cila është një agjenci globale e lajmeve, ndjekin nga afër zhvillimet e nxehta dhe rendin e ditës në ishullin Kastellorizo, ashtu si në çdo vend të botës.

Me thirrjen se “Autoritetet greke duhet të ofrojnë një mjedis pune të sigurtë për gazetarët e AA-së” Kazancı tha se “Presim nga Qeveria e Athinës një deklaratë dhe kërkesë për falje lidhur me çështjen se si kanë rrjedhur informacionet e identitetit dhe të pasaportës së kolegëve tanë të cilat duhet të ishin vetëm në duart e autoriteteve greke”.

Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Altun: “Do paguani koston”

Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun në një postim nga rrjeti social bëri të ditur se autoritetet greke me dorën e një faqeje fashiste interneti i kanë treguar si objektiv punonjësit e AA-së me detyrë në Kastellorizo.

Ai tha se gazetarët grekë punojnë si të duan në Turqi për të cilën ngrihen e japin mësime për lirinë e shtypit, ndërkohë të bën të mendosh se një anëtare e BE-së sillet si një shtet mafioz. “Nga këtu u bëj thirrje autoriteteve greke: Do paguani koston nëse preket edhe një fije floku i atyre gazetarëve. Duke e treguar si objektiv, duke zbuluar informacionin e saj, nuk është detyrë e askujt që të bëjë të heshtë AA-në e cila kryen detyrën e saj të gazetarisë në kushtet më të vështira”, tha Altun./AA

 

Fraksion.com