U diplomuan në Turqi: 9 kadetë shqiptarë kthehen të shërbejnë në Forcat e Armatosura shqiptare
Pas diplomimit në Akademinë Ushtarake më të mirë në Turqi 9 kadetë shqiptarë do të kthehen të shërbejnë në Forcat e Armatosura shqiptare.
Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ndau foto nga ceremonia e diplomimit të kadetëve shqiptarë në Turqi.
Ndërsa theksoi faktin se kadetët shqiptarë do të kthehen të shërbejnë në Forcat e Armatosura shqiptare, Xhaçka vlerësoi rëndësinë e “FA-së të arsimuara dhe profesioniste”.
“Marjo Meni, Ismail Canaj, Kristi Myrtollari, Klaudio Shkëmbi, Kristi Bazaj, Ditmar Hoxha dhe Franc Bazaj nga Forca Tokësore, Rodilen Allkanjari nga ajo Detare dhe Juxhin Marku nga Forca Ajrore do të kthehen të shërbejnë në Forcat e Armatosura shqiptare. FA e arsimuar dhe profesioniste”, tha Xhaçka.
Fraksion.com