Të shtëna në Tiranë; Komandoja plagos të riun, godet me qytë një tjetër
Gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë mbetur të plagosur 2 persona në Zall-Herr të Tiranës.
Burime bëjnë me dije se arma e autorit ishte pa leje dhe ai ka bërë deklarim të rremë përpara punonjësve të policisë duke pretenduar që ishte në detyrë komando.
Dy të lënduarit u dërguan menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të policisë ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, shtetasin me inicialet K.B.
Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Tiranë
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallezimin e konfliktit mes tre shtetasve.
Vihet në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë të 26-vjeçarit dhe plagosjes me qytë të pistoletës të 23-vjeçarit.
Para një ore në Zall-Herr, pranë nje lokali, në rrugë, shtetasi K.B., 34 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në kofshë, shtetasin R. Q., 26 vjeç dhe ka goditur me qytë pistolete në kokë shtetasin R. M., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pa probleme per jeten.
Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.5 në Kamëz.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestrua arma e zjarrit me të cilën autori kryeu plagosjet.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com