AktualitetPolitikëTë fundit

“Edhe pak ka mbetur”; Lefter Maliqi shpërndan videon me Bashën: Kryeministri i ardhshëm

Deputeti i Opozitës së re Lefter Maliqi ka publikuar një video ku ka dalë me kreun e PD-së, Lulzim Bashën gjatë një takimi me qytetarët të bërë më parë.

Ai thotë se duhet të votohet për Opozitën e Bashkuar sepse është e vetmja mundësi për ta jetuar jetën aty ku qytetarët e kanë lënë, 8 vite më parë.

Maliqi e konsideron Bashën kryeministrin e ardhshëm të vendit, i cili do të sjellë fundin e rilindjes.

Postimi:

“Edhe pak ka mbetur, për të përjetuar sërish, madje këtë herë shumëfish, padurimin e shqiptarëve për të votuar OPOZITËN E BASHKUAR, si të vetmen mundësi për ta jetuar jetën aty ku e kanë lënë, 8 vite më parë. Kjo video e pritjes madhështore të kryeministrit të ardhshëm, Lulzim Basha, sot më shumë se kurrë, dëshmon se për FUNDIN E RILINDJES ka nisur numërimi mbrapshtë. PARTIA IME ËSHTË POPULLI”, shkruan Maliqi.

 

Fraksion.com