Arsyeja pse duhet të urinoni sapo të zgjoheni nga gjumi
Pse duhet të urinoni sapo të zgjoheni nga gjumi? Gjatë natës, veshkat filtrojnë urinën më pak se zakonisht, dhe fshikëza juaj zbutet dhe mund të ‘pranojë’ më shumë urinë.
Gjithashtu, hormoni antidiuretik (ADH) dërgon qelizat që të mbajnë ujë, gjë që shkakton peripecitë tuaja në mëngjes me urinim.Kafeja nuk e ndihmon këtë gjendje, pasi është diuretik i fortë dhe nëse është pija e parë në mëngjes, atëherë nuk është çudi që të kthehesh në tualet çdo disa minuta.
Vizitat e shpeshta në mëngjes në tualet janë mjaft normale, por nëse kjo ndodh tërë ditën, atëherë duhet të bëni një vizitë mjekësore, pasi mund të keni infeksion të traktit urinar ose keni një fshikëz tepër aktive.
Më pak mundësi është se bëhet fjalë për diabetin, një nga simptomat kryesore të urinimit të shpeshtë, dhe pothuajse gjithmonë i ndjekur nga etja e vazhdueshme dhe goja e thatë.
Opsioni i fundit është se bëhet fjalë për fibrome, fibroza beninje e bërë nga indet fibroze dhe lidhëse që manifestohet nëpërmjet një ndjenje të presionit në bark të poshtëm ose menstruacioneve.
Fraksion.com