Ambasada e SHBA për Aida Hajnaj: Drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Shqipëria një hap më tej drejt drejtësisë
Ambasada Amerikane në Tiranë me anë të një lajmërimi bën me dije se zonja Aida Hajnaj ka marrë zyrtarisht detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Më tej, në njoftim theksohet se ambasada përgëzon Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë.
Sot, zj. Aida Hajnaj, merr detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese.
Në përputhje me kërkesat e ligjit shqiptar, Hajnaj përfundoi një program trajnimi posacërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH, në etikën profesionale në BKH, në procedurat e disiplinës në BKH, në përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit nga BKH, rregulloren mbi përdorimin e poligrafit në BKH, në marrëdhëniet e BKH me Policinë e Shtetit dhe mbi rolin vëzhgues të Komisionit Ndërkombëtar të BKH.
Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë.
Fraksion.com