“Kërkoj informacion”; Meta i kërkon llogari Ramës për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon
Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një shkresë kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar informacion zyrtar mbi veprimet e qeverisë në lidhje me cështjen e kufirit detar me Greqinë.
Kreu i shtetit kërkon që të informohet mbi bisedat që ka zhvilluar me autoritetet greke, pasi deklaratës së kryeministrit Micotakis se Athina do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon. Letra i është dërguar edhe kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
Por si u rikthye debati? Pak ditë më parë ishte kryeministri grek që deklaroi se Athina do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon dhe se për këtë kishte njoftuar edhe Shqipërinë.
Kryeministri Edi Rama reagoi duke u shprehur se zgjerimi me 12 milje është një e drejtë e Greqisë, që Shqipëria e ka ushtruar që në vitin 1990. Kjo ka shkaktuar debat në Shqipëri, teksa opozita ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk po bën transparencë.
Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon dhe cështja e zonës ekskluzive ekonomike janë të ndara. Sa i përket të parës, Athina ka deklaruar se do të zgjerohet me 12 milje në Jon.
Ndërkohë që kjo, pra zgjerimi me 12 milje në Jon, sipas tij, nuk ka të bëjë me vijën delimituese për zonat ekskluzive ekonomike, që ende nuk ka një marrëveshje dhe se negociatat kanë mbetur në vend pas ardhjes në pushtet të qeverisë Micotacis. Edi Rama njoftoi se grupi negociator do të riformatohet.
Letra:
“Pak ditë më parë në parlamnent grek gjatë seancës së ratifikimit trë marrëveshjeve detare mes Greqisë me Italinë dhe Egjiptin, media ka raportuar për një deklaratë të kryeministrit të Greqisë zotit Micotakic sipas të cilit, ai u ka komunikuar qëndrimin e qeverisë greke lidhur me vendimin për zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje detare.
Duke pasur në konsideratë rëndësinë e jashtëzakonshme kombëtare, shtetërore, gjeostrategjike, ekonomike dhe jo vetëm, që ka kjo cështje për Republikën e Shqipërisë dhe ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik, kërkoj informacion të detajuar mbi;
Komunikimin që keni zhvilluar me kryeministrin e Greqisë dhe ose me zyrtarë të lartë të Greqisë për këtë cështje
Qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj një vendimi të tillë dhe pasojave, përfshirë edhe ato ndërkombëtare që mund të rrjedhin prej tij
Veprime që planifikohen të ndërmerren nga qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej këtij akti të njëanshëm të Greqisë” shkruan Meta.
Fraksion.com