AktualitetEkonomiTë fundit

“Jo çdo e keqe vjen vetëm për keq”; Rama në Petrelë: Kështu do t’i bëjmë të gjitha shtëpitë

Kryeministri Edi Rama garantoi sot se “rindërtimi i shtëpive të familjeve të mbetura pa strehë në natën tragjike të 26 nëntorit, do të krijojë kushte të reja, shumë më të mira për familjet, pa dallim prejardhjeje, statusi social apo bindjesh politike”.

Rama ishte sot në një familje në Petrelë, e cila mori çelësat e banesës së re, pas dëmtimit të banesës së vjetër nga tërmeti i shtatorit 2019.

“Rindërtimi i shtëpive të familjeve të mbetura pa strehë në natën tragjike të 26 nëntorit, i cili do të krijojë kushte të reja, shumë më të mira për familjet, pa dallim prejardhjeje, statusi social apo bindjesh politike, është një shfaqje kuptimplote e të vërtetës së thjeshtë se politika na ndan, por gjaku, puna, e ardhmja e fëmijëve tanë na bashkon”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “me respekt për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti dhe me mirënjohje për durimin e tyre, ne do të vazhdojmë punën ditë-natë që ata të hyjnë sa më shpejt në shtëpitë e reja”.

“Për njeriun janë të gjitha po shëndeti është kryesori kryesori. Kjo që ju ndodhi juve, u ndodhi shumë njerëzve. E rëndësishme është të jeni mirë, se shtëpitë bëhen. Jo çdo e keqe vjen vetëm për keq. Pati të mirën që tani jeni në një shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur. Kështu do t’i bëjmë të gjitha shtëpitë”, tha Rama.

Ndërsa kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u shpreh se “tashmë kjo familje do të ketë pranë banesës edhe qendrën shëndetësore, edhe komunën”.

 

 

Fraksion.com