Votimet në Mal të Zi: Shqiptarët fitojnë dy deputetë, rezultat i ngushtë mes Gjukanoviç dhe opozitës
Vijon prej më shumë se dy orësh procesi i numërimit të votave në Mal të Zi, për zgjedhjet parlamentare të zhvilluara gjatë ditës së sotme.
Votimi u mbyll zyrtarisht në orën 20:00, ndërsa deri më tani janë numëruar mbi 87% të votave dhe nga projeksionet e para kryeson partia e Presidentit Milo Gjukanoviç, me 34.8% të votave, pra 29 deputetë.
Ndërkohë, pas saj vjen opozita me një rezultat shumë të ngushtë, me 28 mandate deputetësh, pra 32.8% të votave.
Ndërkohë, dy koalicionet shqiptare kanë arritur të sigurojnë dy deputetë në Kuvendin e Malit të Zi. Kështu, Lista Shqiptare deri më tani ka marrë 1.4% të votave, duke siguruar kështu një mandat, si dhe Koalicioni Shqiptar ka siguruar 1.1% të votave, duke siguruar edhe ky një mandat deputeti.
MBYLLJA E VOTIMIT
Votimi në Mal të Zi u mbyll në orën 20:00, ndërsa pjesëmarrja ishte surprizë, sidomos e shqiptarëve që jetojnë atje, që ishte rreth 65%.
Një rritje të konsiderueshme të votuesve shqiptarë ka pasur në orët e fundit. Surprizuese ishte pjesëmarrja në votime në të gjithë territorin e Malit të Zi, me afro 80%.
Kjo ishte një rritje me rreth 14% nga zgjedhjet e fundit të 2016, e cila shpjegohet me nxitjen e elektoratit gri për të marrë pjesë në votime.
Fraksion.com