Kuota 300 hyrje; Bllokohen emigrantët në Kapshticë
Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës janë rikthyer radhët e automjeteve. Shkak është bërë plotësimi i kuotës së përcaktuar nga shteti grek që mundëson kalimin e vetëm 300 personave në ditë përmes këtij pikë kalimi.
Shifra e përcaktuar u plotësua prej orës 8.30 minuta të mëngjesit çka ka bërë që emigrantë që udhëtojnë me autobusë apo automjete private të mbeten të bllokuar. Mes tyre fëmijë të vegjël por edhe persona me probleme shëndetësore do të detyrohen të flenë këtu deri mëngjesin e së dielës kur pala greke rinis punën.
Shqetësim për ta përveç vështirësive me të cilat përballen është edhe plotësimi i afatit prej 72 orësh i testit të covid.
Pavarësisht situatës i njëjti regjim lëvizje nga Shqipëria drejt shtetit grek do të mbetet në fuqi për periudhën 1 – 15 shtator 2020, në kuadër të masave kundër Covid-1
Fraksio.com