Franca shënon rritjen më të madhe të rasteve që nga përhapja e pandemisë
Franca ka regjistruar 7,379 raste të reja të premten, numri më i madh i të infektuarve brenda 24 orëve që nga muaji mars kur është përhapur koronavirusi në vend. Presidenti Emmanuel Macron ka ngritur shqetësimet për kthimin e mundshëm të karantinës si pasojë e rritjes së rasteve të reja.
Numri total i të infektuarve ka shkuar në 267,077.
Franca është duke u përballur me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.
Përkundër shifrave të larta, numri i viktimave dhe i të hospitalizuarve është deri në një masë stabil, deklarojnë autoritetet.
Të premten janë regjistruar 20 viktima të reja, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 30,596.
Presidenti Macron tha se rikthimi i karantinës mund të merret parasysh nëse rritja e numrit të rasteve të reja vazhdon.
Franca kishte lehtësuar masat e izolimit në muajin maj, por disa vende si Parisi, kanë mbajtur disa masa më kufizuese. Që nga e premtja, maskat janë obligative nëpër rrugët e Parisit.
Edhe Spanja dhe Gjermania kanë shënuar rritje të numrit të rasteve të reja, derisa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për ringjallje të pandemisë në Evropë.
Fraksion.com