Grabitja në Prrenjas; Policia: Kambisti po kthehej për në shtëpi; Shoqërohen 8 persona
8 persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë Librazhd si të dyshuar për vjedhjen e një shumë parash në banesën e shtetasi B.Sh.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.
Njoftimi i policisë:
Prrenjas/ Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, persona ende të paidetifikuar dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh shtetasit B.Sh., (kambist), banues në Prrenjas i cili ishte duke u kthyer për në banesën e tij.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Nga veprimet e menjëherëshme janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Librazhd 8 persona për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën intesive për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do çojë në idetifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.
Ndërkohë vijon krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Pogradecit dhe Librazhdit.
Fraksion.com