AktualitetBota+Të fundit

SHBA, kërkesat javore për përfitime nga papunësia shkojnë në mbi 1 milion

Numri i amerikanëve që paraqitën kërkesë për përfitime nga papunësia javën e kaluar arriti në 1 milion për javën e dytë radhazi, njoftoi Departamenti i Punës i SHBA-së.

Në total, janë parashtruar 1.006.000 kërkesa për beneficione, që paraqet një ulje për 98.000 nga java në javë.

Në fillim të gushtit u regjistruan 963.000 kërkesa, që ishin shifrat më të ulta që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, duke dhënë shpresë së tregu i punës do të rimarrë veten shpejt, por optimizmi u zbeh për një kohë të shkurtër.

SHBA është vendi më i goditur nga pandemia, me mbi 6 milionë raste dhe mbi 183 mijë vdekje, ndërsa më shumë se 3,3 milionë janë shëruar.

 

Fraksion.com