Rusia fajëson ushtrinë amerikane për përplasjen e automjeteve ushtarake në Siri
Ushtria ruse fajësoi të enjten trupat amerikane për përplasjen e automjeteve ushtarake ruse dhe atyre amerikane në pjesën verilindore të Sirisë.
Zyrtarët amerikanë thanë të mërkurën se një automjet rus goditi anash një automjet amerikan të blindur, duke lënduar lehtë katë amerikanë, ndërkohë që dy helikopterë rusë fluturonin mbi vendngjarje, një prej tyre në një distacë prej rreth 20 metra nga automjeti amerikan.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Ollyot, tha përmes një deklerate se automjeti rus goditi automjetin amerikan pranë Dayric, në verilindjen të Sirisë. Ai fajësoi ushtrinë ruse për “veprime të pasigurta dhe joprofesionale” që shkelën protokollet e reduktimit të rrezikut të përplases mes dy vendeve.
Në dekleratën e së enjtes, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se Gjenerali Valery Garasimov, shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, zhvilloi një bisedë telefonike të mërkurën me Gjeneralin Mark Milley, shef i Shtatmadhorisë amerikane, për të diskutuar mbi incidentin.
Në telefonatë, Gerasimov theksoi se ushtria ruse e kishte lajmëruar koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara lidhur me rrugën që do të ndiqte një kolonë e policisë ushtarake ruse.
“Pavarësisht kësaj, në shkelje të marrëveshjeve egzistuese, trupat amerikane u përpoqën të bllokonin patrullën ruse”, thuhet në dekleratën e ministrisë ruse. “Si reagim ndaj kësaj, policia ushtarake ruse mori masat e nevojshme për të parandaluar një icident dhe për të vazhduar përmbushjen e detyrës së tyre.”
Rusia, e cial ka zhvilluar një fushatë ushtarake në Siri që ndihmoi Presidentin Bashar Assad të rimarrë kontrollin mbi pjesën më të madhe të vendit pas një lufte civile shkatërrimtare, prej kohësh është ankuar lidhur me prezencen e trupave amerikane të dislokuara në atë vend për të luftuar grupin Shteti Islamik, dhe ka bërë thirrje për largimin e tyre.
Ndërsa ka patur disa incidente mes trupave amerikane dhe atyre ruse që patrullojnë pjesën lindore të Sirisë, zyrtarët amerikanë e përshkruan incidentin e fundit si më seriozin.Trupat amerikane zakonisht shoqërohen nga pjestarët e Forcace Demokratike Siriane.
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë protokolle për menjanimin e rrezikut të përplasjeve mes tyre dhe incidenteve të tjera. Komandantët ushtarakë zhvillojnë biseda të shpeshta në përpjekje për të shmangur kontaktin mes trupave të tyre atje.
Fraksion.com