“Bjellorusia”; Rama takon në Vjenë zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Stephen Biegun
Kryeministri Edi Rama, pasi arriti pasditen e sotme në Vjenë, ka zhvilluar një takim me Stephen Biegun, zëvendëssekretar i Shtetit të SHBA-së.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vjenë ku nesër, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, do t’i drejtohet takimit special të Këshillit të Përhershëm mbi situatën në Bjellorusi.
Kryetari i Përgjithshëm i OSBE-së, Kryeministri dhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Edi Rama, do i drejtohet një takimi të veçantë të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së për situatën në Bjellorusi, në orën 10: 00, në Hofburg, Vjenë.
Kryetari Rama dhe kryetarja e radhës, Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, propozuan një vizitë në Qeverinë e Bjellorusisë për të mbështetur një dialog të hapur dhe konstruktiv në vend.
Fraksion.com