AktualitetPolitikëTë fundit

“Të ikë! Basha ka përçarë PD”; Topalli refuzon të plotësojë formularin e kandidimit:

Jozefina Topalli ishte kritikja më e forte e Lulzim Bashës për të cilën baza në Shkodër kërkoi masivisht rikthimin e saj në Partinë Demokratike, por shkodranët nuk do e shohin te përzgjedhurën e tyre ne selinë blu dhe as ne Parlament ne siglën e Partisë Demokratike.
Ish-nënkryetarja demokrate refuzoi te plotësojë formularin e vetëdeklarimit duke hequr dore nga mundësia për te qenë kandidate e mundshme për deputete. 3 vite pasi Lulzim Basha e la jashtë listave Jozefina Topalli nuk beson tek procesi i nisur nga lidershipi demokrat. Është e bindur se Lulzim Basha nuk ka ndryshuar dhe pasi e akuzon se e ka shkatërruar partinë, kërkon sërish largimin e tij.

“Partia nuk demokratizohet as me formularë as me komisione. LB ka për╙arë e shkatërruar PD. Ai nuk beson në asnjë parim të partisë që lindi 3 dekada më parë. Në këto kushte nëse vërtet do donte largimin e Edi Ramës, LB duhet të largohet nga kryetari i partisë. Me një drejtim të ri të gjithë do bashkoheshin realisht pa formularë dhe as komisione dhe Rama nuk do kishte më shans me drejtu vendin”.

Nuk harron të falenderojë demokratët te cilët duan ta shohin sërish mes tyre.

“Jam mirënjohëse ndaj çdo demokrati që beson tek unë dhe ka propozuar emrin tim si një dëshirë për të ndryshuar gjërat. Ata janë idealistë dhe e duan vendin dhe unë i vlerësoj pa fund”.

Në fakt unë jam e lidhur me çdo demokrat në mënyre të pazgjidhshme. Kemi bëre beteja bashkë. Kemi bërë gjëra të mira, por nuk arritëm të ndalonim që dikush ta merrte peng partinë e ëndrrave tona.

Në sajë të udhëzimit te partisë Komisioni i Vlerësimit te Kandidaturave pritet te heqë zonjën Topallit nga lista e kandidatëve te cilët vijojnë fazën e dytë. Ndërkohë anëtarët e këtij komisioni mbyllen filtrimin e kandidatëve ne Tiranë dhe Vlorë duke i dhënë i fund zyrtarisht bazës se pare të seleksionimit te kandidateve për deputet dhe kryetare bashkie te propozuar nga anëtarësia e Partisë Demokratike. Fazën e parë e kane kaluar pothuaj 1 mije kandidatura nga 3 mije 600 propozime.

 

Fraksion.com