NATO e shqetësuar për situatën në Mesdheun Lindor; Stoltenberg: Ajo që na duhet është de-përshkallëzimi dhe dialogu
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s diskuton Bjellorusinë dhe Mesdheun Lindor me ministrat e mbrojtjes të BE-së
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 26 dhe 27 gusht 2020, mori pjesë në një takim informal të ministrave të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian në Berlin, për të diskutuar lidhur me misionet dhe operacionet, situatën në Bjellorusi, si dhe situatën në Mesdheun Lindor. Në kufijtë e takimit, Z. Stoltenberg zhvilloi takime dypalëshe me ministrat dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE/Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian Josep Borrell, kurse të enjten, 27 gusht 2020, Stoltenberg u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel, me të cilën dolën edhe para shtypit me një deklaratë të përbashkët. Sekretari i Përgjithshëm zhvilloi gjithashtu takime me zyrtarë të tjerë të lartë.
Turqia dhe Greqia dy aleatë të rëndësishëm të NATO-s
Në deklaratën e tij Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përpara takimit joformal me ministrat e Mbrojtjes së BE-së tha se “Eshtë mirë të kthehemi në Berlin dhe është mirë që gjithashtu të kemi këtë mundësi të takohemi me ministrat e Mbrojtjes së BE-së. Unë mendoj se fakti që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s merr pjesë në takimin Ministror të Mbrojtjes të BE-së tregon bashkëpunimin e ngushtë midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Ne do të trajtojmë misionet dhe operacionet. Unë do të azhurnoj ministrat mbi praninë e NATO-s në Afganistan. Ne qëndrojmë të përkushtuar për praninë tonë atje sepse besojmë se kjo është mënyra më e mirë për të mbështetur përpjekjet e paqes dhe shohim një përparim inkurajues, kur bëhet fjalë për të ecur drejt fillimit të dialogut ndër-Afganistan, negociatat ndër-afgane për të krijuar një zgjidhje të qëndrueshme dhe paqësore të krizës në Afganistan.
Unë gjithashtu do të azhurnoj ministrat për punën e NATO-s se si të rritim praninë tonë në Irak. Trajnimi i forcave lokale, trajnimi i forcave irakiane të sigurisë, ndërtimi i kapaciteteve lokale është mënyra më e mirë për të parandaluar që ISIS të jetë në gjendje të kthehet, dhe si në Afganistan ashtu edhe në Irak, NATO dhe Bashkimi Evropian janë duke punuar shumë ngushtë së bashku, dhe ne tani jemi duke rritur përpjekjet në Irak.
Atëherë, sigurisht që ne po ndjekim nga afër krizën në Bjellorusi. Ajo evoluon në kufijtë tanë. Populli i Bjellorusisë duhet të ketë të drejtë të vendosë të ardhmen e tij. Të gjithë aleatët respektojnë sovranitetin, integritetin, pavarësinë e Bjellorusisë dhe NATO mbetet një Aleancë mbrojtëse. Ne jemi vigjilentë, jemi gati të mbrojmë dhe sigurojmë të gjithë aleatët. Por nuk ka asnjë vendosje ushtarake të NATO-s në rajon. Pra, çdo përpjekje e regjimit të ndërtuar në Bjellorusi, për ta përdorur NATO-n si justifikim ose si pretekst për të goditur demonstruesit në vendin e tyre është absolutisht e gabuar, është absolutisht e pajustifikuar.
Ne jemi të shqetësuar për situatën në Mesdheun lindor. Ajo që na duhet është de-përshkallëzimi, është dialogu. Turqia dhe Greqia kanë qenë të dy Aleatët e rëndësishëm të NATO-s për shumë vite. Dhe ne kemi nevojë për të gjetur një mënyrë për të zgjidhur situatën në Mesdheun Lindor, bazuar në frymën e solidaritetit aleat dhe të drejtës ndërkombëtare, dhe unë mirëpres përpjekjet e Gjermanisë për të ndërmjetësuar për të gjetur një rrugë përpara. Dhe unë gjithashtu jam personalisht në kontakt rregullisht me Ankaranë dhe Athinën. Unë fola kohët e fundit me kryeministrin grek Mitsotakis. Ne vazhdojmë të sigurojmë NATO-n si një platformë që Aleatët të takohen dhe diskutojnë se si të gjejnë zgjidhjen për këtë situatë në Mesdheun lindor.
Lidhur me Operacionin Sophia në Mesdhe, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg tha se “NATO i dha mbështetje misionit të mëparshëm të BE-së në Mesdhe, Operacionit Sophia. Tani ne po shohim se si mund të punojmë së bashku me misionin e BE-së, por nuk ka asgjë të re në lidhje me këtë sot”.
NATO nuk ka asnjë vendosje ushtarake në rajonin Bjellorus
Kurse lidhur me protestat në rritje në Bjellorusi, ndikimin e mundshëm të Rusisë, apo atentatin e mundshëm të drejtuesit të opozitës ruse, Alexei Navalny, Sekretari I Përgjithshëm tha se “Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën në Bjellorusi. Ne kemi parë sesi regjimi, si qeveria ka përdorur dhunën kundër demonstruesve paqësorë. Ne u bëjmë thirrje atyre, regjimit, Presidentit, të respektojnë vlerat themelore, të drejtat themelore, duke përfshirë lirinë e fjalës, duke përfshirë të drejtën për demonstrime paqësore, të cilat janë pjesë e çdo shoqërie demokratike dhe të cilat janë të drejta themelore”, tha Stoltenberg. Natyrisht tha ai që NATO po ndjek shumë nga afër këto zhvillime, pasi “ato evoluojnë në kufijtë tanë”. Ai tha se “është plotësisht e qartë nga të gjithë aleatët e NATO-s se njerëzit në Bjellorusi, ata, kanë të drejtë të vendosin të ardhmen e tyre pa ndërhyrje nga jashtë, ndërhyrje nga Rusia dhe natyrisht, kanë të drejtë të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne shohim përpjekje për të përdorur NATO-n si një lloj justifikimi për goditjen e demonstruesve, për kundërshtimin politik në Bjellorusi, gjë që është absolutisht e gabuar, sepse nuk ka vendosje ushtarake nga NATO në rajon dhe çdo përpjekje e regjimit në Minsk, në Bjellorusi, të përpiqesh të zhvendosësh përqendrimin nga çështjet e brendshme në çështjet e jashtme, të krijosh një justifikim për përdorimin e dhunës ndaj njerëzve të tyre, nuk është e pranueshme dhe është e gabuar dhe është e pajustifikuar”, nënvizoi Stoltenberg.
“Kur bëhet fjalë për Alexei Navalny, sigurisht që jemi të shqetësuar për shëndetin e tij. I uroj një shërim të shpejtë. Ne i mirëpresim përpjekjet e Gjermanisë për ta ndihmuar atë dhe spitalit këtu në Gjermani që ofron kujdesin mjekësor tani për të. Ne nuk kemi pse të dyshojmë në gjetjen e mjekëve në spital. Dhe ajo që na duhet tani është një hetim transparent për të zbuluar se çfarë ndodhi dhe për t’u siguruar që ata që janë përgjegjës të jenë përgjegjës”.
Fraksion.com