AktualitetPolitikëTë fundit

“Të dashur miq dhe kolegë…”; Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt mesazh për largimin nga Shqipëria

Kreu i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt pritet të largohet nga vendi ynë në fillim të muajit shtator. Mandatit 4-vjeçar, mjaft të diskutuar të Borchardt, duket se i ka ardhur fundi. Për këtë fakt kreu i OSBE-së në vendin tonë ka shpërndarë një mesazh lamtumire për të gjithë miqtë dhe bashkëpuntorët e tij.

Ambasadori i OSBE bëri jehonë në Shqipëri, pasi u nxori gishtin disa protestuesve të Unazës së Re.

Mesazhi i plotë: Të dashur miq dhe kolegë,

Pas shtatë vitesh në Shqipëri dhe katër vjet si Shef i Prezencës së OSBE-së, tani jam duke arritur gjatësinë maksimale të një mandati të Shefit të Misionit. Unë jam duke u larguar nga Shqipëria në 2 Shtator.

Pas kaq vitesh do të qëndroj në kontakte me Shqipërinë dhe me shumë miq këtu. Jam i sigurt se do të takoj shumë prej jush kur vizitoj këtë vend të bukur dhe interesant.

Ju falënderoj për gjithë bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj. Më vjen keq që në kushte COVID nuk mund të ju ftoja për një pritje lamtumire ose për një takim tjetër personal.

OSBE është në proces të rekrutimit të pasardhësit tim. Në ndërkohë, për çdo pyetje programatike, ju lutemi kontaktoni znj. Jelena McCoy, për çdo pyetje të administrimit të misionit, ju lutemi kontaktoni z. Alexandru Murzac. Për çështje politike, ju lutemi kontaktoni z. Laurentiu Stinga.

Mund të më kontaktoni tek, ose me postë nën Bernd Borchardt Uhlgasse 2 53157 Bon / Gjermani (Si nëpunës në pension në pension sigurisht që nuk do t’i kontrolloj postat e mia rregullisht J)

Ju uroj gjithçka më të mirë, qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm! Bernd Borchardt Shefi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

 

Fraksion.com