Life StyleTë fundit

“Ja hajduti”; Rozana Radit i vjedhin dyqanin: Publikon videon në rrjetet sociale

Këngëtarja e njohur Rozana Radi publikoi ditën e djeshme një video ku një i mitur i futet në dyqan dhe drejtohet për tek kasa ku ndodheshin paratë. Duke përfituar nga çasti që shitësja nuk ishte aty ai ka marrë një sasi parash dhe i ka fshehur në bluzë.

Në videon e postuar nga Rozana kanë shpërthyer komente nga më të ndryshmet.

” S’të vjen turp qe e postove ai ska të haje ti ke dhe bëhesh e keqe aq me tepër që duket që është minoren”, i shkruan një prej ndjekësve.

Së fundmi Rozana ka bërë një tjetër postim në Instagram në lidhje me videon e publikuar. Ajo është revoltuar shumë nga komentet që janë bërë në video.

‘Mbrëmë në dyqanin tim ka ndodhur një vjedhje. Një djalë ( të cilit nuk ja di as moshën ka hyrë dhe ka marrë një shumë parash). Pasi publikova videon e aktit vërëshuan komentet të tipit: S’të vjen turp që e postove ai ska të hajë ti ke dhe bëhesh e keqe aq me tepër që duket se është minoren ( shumica e këtyre mesazhe ishin gra).Tani më lejoni të them dy fjalë për xhestin e publikimit të kësaj video nga unë.

1-Djali në video i ka marrë me radhë të gjithë butiqet e Tiranës ( keni dhe fotot në vijim) dhe sipas info që më dërguan shumë pronar/e butikësh në inbox, janë një rrjet të rriturish që i kanë rekrutuar dhe i nxjerrin në masë për të vjdedhur.

2- Të më vijë keq për një hajdut kushdo qoftë mosha e tij nuk është se më ndodh e s’ka për të më ndodhur

3- Të më tregosh sa lek kamë nuk ëhstë pazari juaj se s’mi keni falur dhe muk më ndihmuat ju për të ngirtur biznesin tim.

4 E shokuar  nga mesazhet e një shoqërie nënë nivelin mesatar të intiligjencës.Ndaj mednoj që shoqëria jonë ka predispozita të vuajë dhe të shtypet më lehtë. Ju sygjeroj të mos rrini instagrameve duke më mësuar si t’ja fal djersën time një hajduti por ngrini zërin për të drejtat e grave, për taksat e alrta, për punëtorët që po i pushojnë nga puna në masë, për tv që po mbyllen e po lihen rrëgëve qindra punëtor në kohë pandemie, për bukën që hamë që mban brenda 100000 pislliqe. Nuk të rrëzohet shtëpia e as nuk varfërohesh ti pse më vodhën djersën mua. Por të paktën mos ma numëro dhe shkel djersën time! Kam filluar dita ditës bindem ta lej këtë vend, jo sepse nuk e dua por njërëzit si ju më bëjnë të mos e pëlqej ajrin e mëngjesit’ ka shkruar në postim këngëtarja.

 

 

 

 

Fraksion.com