Çavusoglu: Tensionet në Mesdheun Lindor nuk janë shkaktuar nga ne, por nga Greqia
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar: “Tensionet në Mesdheun Lindor nuk janë shkaktuar nga ne, por nga Greqia”.
Kryediplomati turk paralajmëroi Athinën kundër gabimeve në Mesdheun Lindor dhe tha se Turqia është e gatshme të bëjë “gjithçka që është e nevojshme”.
Çavuşoğlu kërkoi nga Greqia të mos mashtrohet nga vendet tjera “duke u hedhur në rrugën e marinës turke” dhe shtoi se Turqia është e gatshme për “ndarje në mënyrë të drejtë”.
Ndërkaq, ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, tha se përshkallëzimi në Mesdheun Lindor nuk ndihmon as BE-në, as Turqinë, as Greqinë.
Fraksion.com