AktualitetPolitikëTë fundit

“Ne duhet të vazhdojmë të qeverisim”; Balla: PS mbetet e vetmja forcë politike ku shumica e shqiptarëve besojnë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me ekipet drejtuese vendore të Partisë Socialiste.

Balla theksoi se në fokus të diskutimeve janë plani organizativ, thellimi i barazisë gjinore brenda partisë më të madhe shqiptare si dhe vendosja e piketave tona strukturore për zgjedhjet e prill-majit 2021, ku siç u shpreh ai, “ne do të marrim besimin e shqiptarëve për mandatin tonë të tretë me Edi Ramën kryeministër”.

Balla vuri në dukje se gjatë takimit janë respektuar të gjitha masat e domosdoshme mbrojtëse ndaj COVID-19.

Por shtoi ai, ne duhet të jemi në komunikim të vazhdueshëm me komunitetet, sipërmarrjen, të rinjtë, fermerët, me njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm.

“Në shtator duhet të vijojmë me konsultimet për buxhetet vendore. Operacioni humanitar i ndihmës për familjet në nevojë gjatë izolimit, por edhe çdo ditë më pas, ishte shprehje e diferencës së madhe të solidaritetit social, me “7×7=42”-at që përqeshnin e shajnë gjithë ditën nga televizori dhe facebook-u”, u shpreh Balla.

Dobësia e thellë e kundërshtarit, theksoi ai, nuk duhet të na vetëkënaq, duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë në çdo cep të territorit.

“Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë politike ku shumica e shqiptarëve besojnë përgjegjësinë qeverisëse dhe aspiratën për integrim europian. Qasja jonë ka qenë dhe mbetet e qartë, ne duhet të vazhdojmë të qeverisim me besnikëri të madhe ndaj njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, të cilët janë aleatët tanë të vetëm”, deklaroi Balla.

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com