Erdogan: Gazi natyror i Turqisë shënon fillimin e shumë lajmeve të mira
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se zbulimi i javës së kaluar për rezevat e gazit natyror në Detin e Zi shënon fillimin e lajmeve të mira të ardhshme nga Mesdheu.
Pas një takimi të kabinetit të kompleksit presidencial, presidenti Erdoğan tha se ekzistojnë prova thelbësore se zbulimi i gazit natyror parashikon gjetje shumë më të madhe të gazit dhe shtoi se lajmet e mira do të vazhdojnë.
Alarmi i Navtex-it të Greqisë “veprim i prishur”
Alarmin e Navtex-it të Greqisë, presidenti turk e quajti një “veprim të prishur” që rrezikon sigurinë bregdetare dhe lundruese të të gjitha anijeve në rajon.
Navtex dje tha se forcat e saj ajrore dhe detare do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta në një zonë të mbivendosur me atë të cilën e deklaroi Turqia të dielën.
“Nga tani e tutje, Greqia do të jetë përgjegjëse për të gjitha konfliktet në rajon dhe ajo do të jetë në disantazh”, tha presidenti Erdoğan.
Ai theksoi se anija turke Oruç Reis dhe anijet që e shoqërojnë atë nuk do të tërhiqen nga aktivitetet e tyre në rajon.
Të dielën, Turqia lëshoi një Navtex (alarm navigues) duke njoftuar një zgjatje 4-ditore në eksplorimin e energjisë nga anija Oruç Reis.
Navtex është një sistem i komunikimit detar që lejon anijet të informojnë anijet e tjera në lidhje me praninë e tyre në një zonë, përfshirë edhe informacione të tjera.
Në fillim të këtij muaji, Turqia vazhdoi kërkimet e energjisë në Mesdheun Lindor, pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje të diskutueshme detare për delimitim.
Greqia dhe vendet e tjera janë përpjekur të godasin territorin detar të Turqisë dhe të drejtat e saj në kërkimin e energjisë, pavarësisht asaj se asnjë vend tjetër nuk ka një vijë bregdetare më të gjatë sesa Turqia në Mesdhe.
Lufta e Turqisë me terrorizmin
Më tej, presidenti Erdoğan foli edhe për luftën e Turqisë kundër terroristëve të YPG/PKK-së, duke theksuar se në politikën e SHBA-ve ka depërtuar lloji i mentalitetit që anon me grupet terroriste në vend që të mbështetin vendet demokratike.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane terroriste e PKK-së.
Pavarësisht statusit terrorist të YPG-së, SHBA e ka mbështetur atë si një aleat të supozuar kundër DEASH-it në veri të Sirisë.
“Një mentalitet që duket në anën tjetër kur vendi ynë po sulmohet nga terroristët dhe shpreson të shohë rezultate kur ne përballemi me një grusht shtet, është një njollë mbi emrin e demokracisë”, tha Erdoğan, duke iu referuar komenteve të diskutueshme së fundmi nga kreu i Partisë Demokratike të SHBA-ve, Joe Biden.
Në një videoklip që u bë viral, Biden tha se, “Ne mund t’i mbështesim ato elemente të udhëheqjes turke që akoma ekzistojnë dhe të marrim më shumë prej tyre dhe t’i përvetësojmë që të jenë në gjendje ta marrin përsipër dhe ta mposhtin Erdoğan-in. Jo përmes grusht shtetit, por përmes procesit zgjedhor”./AA
Fraksion.com