Çifti mbretëror shkon me pushime, harron… distancimin social
Mbreti dhe Mbretëresha e Holandës shprehën sot keqardhjen e tyre për shkeljen e masës së distancimit social, ndërsa ishin me pushime në një ishull grek.
Një foto në internet tregon çiftin mbretëror, mbretin Willem-Alexander dhe mbretëreshën Maxima, krah për krah me një person të identifikuar nga media si një nga pronarët e një restoranti në ishullin turistik të Mykonos-it.
“Ne media është shfaqur një fotografi, ku ne mbajmë shumë pak distancë. Në spontanitetin e momentit, ne nuk i kemi kushtuar vëmendje”, shpjeguan Mbreti dhe Mbretëresha në një postim në Twitter.
“Sigurisht që duhet të kemi, sepse edhe gjatë pushimeve zbatimi i rregullave kundër COVID-19 është thelbësor për të mposhtur virusin”, shtuan ata.
Autori i pamjes, i cituar në mënyrë anonime nga media holandeze “RTL Nieuws”, shpjegoi se fotografia është marrë në një ambient privat dhe se mosrespektimi i masës së distancimit social ishte një gabim.
Fraksion.com