AktualitetTë fundit

Prangoset burri shqiptar i polices angleze, akuzohet për trafik kokaine

Autoritetet britanike kanë vënë në pranga shqiptarin Julian Agalliu. Ky i fundit është burri i një policeje angleze pranë policisë Metropolitane në Londër dhe akuzohet për trafik kokaine.

Julian Agalliu, 45 vjeç i cili ishte mes 750 të arrestuarve në Angli pas një operacioni masiv ndërtuar pas hyrjes në serverat e telefonave të kriptuar.

Agalliu u arrestua në Hadley Wood, afër Enfield, në veri të Londrës. Ai ishte i martuar me oficeren e policisë metropolitane

Rasvinder Agalliu, 43, vjeçe me të cilin kanë tre fëmijë. Julian Agalliu akuzohet për trafik kokaine. Në shtëpi iu gjetën 10.000 stërlina cash.

Sipas hetuesve anglez ai ishte në gjendje të shiste çdo herë nga 3 deri 4 kg kokainë. Si pjesë e këtij grupi kriminal janë arrestuar edhe Daniel McNeil-Duncan dhe një tjetër shqiptarë.

 

Fraksion.com