Life StyleTë fundit

Horoskopi javor 24-31 gusht 2020

DASHI

Do kaloni një jave te mrekullueshme pranë atij qe dashuroni. Mjafton te shprehni një dëshirë dhe ai do beje çmos qe t’ua plotësojë. Beqaret nga ana tjetër nuk do duan fare te sakrifikojnë lirinë e tyre. Megjithatë papritur do shfaqet dikush qe mund t’i beje edhe te ndryshojnë mendim. Pritet një konsolidim i te ardhurave tuaja. Te gjithë planetët do iu ofrojnë ndihmën e tyre. Shëndeti do jete me i mire se gjate këtyre kohëve te fundit dhe mbrojtja imunitare do jete me e forte. Edhe ata qe kane kohe qe vuajnë nga diçka do kenë përmirësime te ndjeshme. Ne pune do t’i çoni me tej projektet qe keni nisur. Java do jete mjaft stimuluese! Jeta ne familje do ketë disa tronditje.

DEMI 

Do bëni gjithçka qe keni ne dore qe te krijoni një klime sa me romantike dhe sensuale ne lidhjen tuaj. Partneri do iu ofroje mbështetjen e tij. Beqaret duhet te përgatiten për një lidhje serioze këtë jave. Me ne fund as ju nuk do jeni me vetëm. Kujdes nga pamaturia ne sektorin financiar sepse problemet qe mund te lindin do jene shume te vështira për t’u përballuar. Shëndeti do jete ne përgjithësi i qëndrueshëm, por here pas here do ndiheni edhe ne ankth. Merrni masat e duhura! Saturni do iu beje te reflektoni mire para se te merrni një vendim ne pune. Karriera do te ece para nga dita ne ditë. Edhe koleget do iu përgëzojnë sinqerisht për arritjet. Do qëndroni me afër familjes.

BINJAKET 

Planetët do e prishin atmosferën e ngrohte qe mbizotëronte ne jetën tuaj ne çift. Për te rregulluar çdo gjë duhet te tregoheni te matur dhe te veproni me diplomaci. Disa prej beqareve do kenë takime impresionuese ndërsa disa te tjerë do duan te qëndrojnë vetëm. Është zgjedhja juaj! Aspak e favorshme nuk do jete ndikimi i yjeve edhe ne planin financiar. Shmangni shpenzimet e mëdha. Marsi do jete si një ciklon ne shëndetin tuaj. Do jene nervoze dhe pa energji. Ne sektorin e financave ka pasur periudha edhe me te mira. Edhe pse do i kaloni disa pengesa përsëri problemet nuk do shterojnë. Kujdes! Nëse keni fëmijë merruni pak me shume me ta.

GAFORRJA 

Partneri do jete shume kokëfortë gjate gjithë javës dhe ju edhe pse do mundoheni t’ia mbushni mendjen për diçka nuk do ia arrini qëllimit. Dashuria nuk do jete ne ditët me te mira. Për beqaret nga ana tjetër do ndodhe një takim i rëndësishëm. Do përjetoni kënaqësi qe as ua kishte marre mendja. Ka ardhur koha ta merrni me seriozisht sektorin e financave. Me pak mbështetje edhe nga planetët do ia dilni me sukses ta përmirësoni buxhetin. Ne planin shëndetësor nuk keni çfarë te kërkoni me tepër. Do ndiheni mire dhe do jeni ne forme te shkëlqyer. Ne pune edhe pse do merrni një vendim te nxituar do arrini atje ku doni. Ne familje do thoni atë qe mendoni për diçka.

LUANI 

Gjate gjithë kësaj jave do mbizotërojë një klime e ngrohte dhe pozitive ne lidhjen tuaj. Rutina qe kishte disa dite qe iu kishte pushtuar do te zhduket. Beqaret do duan te bien ne sy me shume se kurrë. Nëse jeni femër do keni me shume sukses për te gjetur personin e duhur. Është Neptuni ai qe do merret drejtpërdrejt me financat tuaja dhe java do jete e kënaqshme. Edhe shëndeti do jete i mire. Ata qe kane filluar një diete do humbin me shume kilogramë sesa kane menduar. Ne planin profesional do merrni një vendim shume te rëndësishëm. Nuk është keq nëse merrni edhe mendimin e ndonjë miku. Familja do jete pak e tensionuar dhe me probleme.

VIRGJERESHA 

Jeta ne çift do te ndërlikohet paksa gjate kësaj jave, por gjithçka do rregullohet shpejt. Dëshira për t’u argëtuar do te rritet dhe nga fundjava do përjetoni mjaft kënaqësi. Ambienti edhe për beqaret do jete plot ngjyra dhe emocione. Mos u bëni te paduruar dhe do iu jepet një mundësi mjaft e mire. Kujdes me buxhetin! Ai nuk do jete i mire dhe një gabim i vogël mund t’iu kushtoje shtrenjtë. Nëse ndiheni te lodhur bëni pak pushim. Ushtrimet fizike dhe ushqimi i ekuilibruar do iu bëjnë te jeni me te shëndetshëm. Planetët do iu ofrojnë shume mundësi për te arritur atje ku doni ne profesion. Do ketë ndryshime pozitive! Marrëdhënia me familjaret do jete e shkëlqyer.

PESHORJA

Shmangini sa me shume debatet me partnerin gjate kësaj jave sepse problemet qe mund te lindin do jene tepër te mëdha. Ju beqare nëse doni te krijoni një lidhje duhet t’i merrni parasysh te gjitha gjerat. Jeta juaj do jete e ndare edhe ne një pjese me shume! Ne sektorin e financave do keni përmirësime te ndjeshme. Neptuni do jete ne anën tuaj! Shëndeti nuk do paraqesë probleme nëse ju vendosni disa limite me ushqimin dhe me lodhjen e tepruar. Ne te kundërt përgatituni për shqetësime. Ambicia ne jetën profesionale do jete e madhe. Gjithsesi mos u nxitoni për asgjë sepse do bëni gabime. Merreni shtruar. Ne familje tregohuni me te hapur.

AKREPI

Tregohuni me tolerante me atë qe keni ne krah këtë jave. Rezultatet do jene shume te mira. Nëse tregoheni shume kërkues dhe kategorike ne ato qe thoni partneri do lodhet shpejt. Ata qe kane kohe qe janë vetëm dhe po kërkojnë dike, do kenë plotësim te dëshirave. Do mbështeteni mjaft nga yjet ne planin financiar. Beni ato shpenzime qe keni menduar me rastin e festave. Përveç një nervoziteti te sjelle nga Urani, ne përgjithësi do jeni ne forme te shkëlqyer. Venusi do iu mbroje edhe nga sëmundjet seksualisht te transmetueshme sidomos ata qe nuk kane lidhje te qëndrueshme. Puna do sjelle goxha kënaqësi, ndërsa familja do ketë disa probleme.

SHIGJETARI 

Çiftet do te kalojnë një jave te paqëndrueshme. Saturni rrezikon t’iu hape një plage te vjetër dhe ajo do iu dhembe. Kujdes! Ka shume mundësi qe një miqësi e nisur para disa kohesh te kthehet ne një lidhje dashurore. Mendohuni mire nëse kjo është ajo qe dëshironi apo jo. Jupiteri do ua shtoje te ardhurat dhe meçe janë festat para mund te shpenzoni edhe pak me shume. Me Marsin qe do ndikoje fuqishëm ne shëndetin tuaj, një gjë është e sigurt: do keni energji me shumice, mjafton te dini ta kanalizoni! Ne pune nuk duhet te filloni një projekt pa mare parasysh te gjitha pasojat qe mund te shkaktoje, pozitive apo negative qofshin ato. Ne familje do keni një ambient te ngrohte.

BRICJAPI 

Ka rrezik qe këtë jave jeta juaj ne çift te ketë probleme. Do jeni gjithë kohës ne ankth dhe mjaft xheloze për atë qe keni ne krah. Kujdes mos e teproni! Për beqaret do jete një jave e mire. Do keni takime dhe nuk do ngurroni te hidhni hapat e pare. Për sa iu përket financave do i përmirësoni ato dhe do mundoheni te vendosni një ekuilibër. Shëndeti nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar. Do filloni edhe një aktivitet te ri sportiv qe do iu beje te ndiheni me mire. Jeta profesionale pritet te jete shume e favorshme gjate kësaj periudhe. Nëse keni një problem te vjetër për ta zgjidhur ka ardhur koha e përshtatshme. Ne familje do mbizotërojë harmonia.

UJORI

Këtë jave do filloni te vini rregull ne jetën tuaj sentimentale. Mos bëni asgjë pa marre edhe mendimin e partnerit sepse ai mund te mërzitet. Beqaret do tërhiqen shume nga dikush por do hezitojnë qe ta shprehin atë qe mendojnë. Merrni kurajën, nëse nuk doni te ngeleni vete! Ne fushën financave do ndërmerrni disa rreziqe por ne fund rezultati do jete i shkëlqyer. Jupiteri dhe Plutoni do jene planetët qe do iu mbrojnë shëndetin. Asnjë problem nuk do keni gjate kësaj periudhe. Ne jetën profesionale do mundoheni shume për te arritur objektivat tuaja dhe me ne fund do ia dilni. Ne familje do ketë dialog.

PESHQIT 

Jeta juaj ne çift do jete gjithë kohen e mbrojtur këtë jave nga planetët. Kujdes nga fundi i javës sepse mund te lindin disa mosmarrëveshje te vogla. Nëse ju beqare keni pritur me padurim te përjetoni dashurinë e vërtetë do keni mundësi ta realizoni dëshirën. Ne planin material duhet te prisni edhe 2-3 jave për te rregulluar problemet. Gjate këtyre ditëve nuk do ketë ndryshime. Do keni një ekuilibër te mire fizik dhe moral. Mos u shqetësoni fare për shëndetin. Me motivimin dhe energjinë qe do iu japë Marsi ne pune do arrini majat. Përgjegjësitë qe do iu jepen do jene te mëdha dhe me shume peshe. Familja do jete ne vështirësi dhe do ketë nevoje për ndihmën tuaj.

 

Fraksion.com