AktualitetBota+Të fundit

Erdogani shndërron një kishë tjetër muze në xhami

Zemërimi dhe protestat që shkaktoi rasti i Shën Sofisë me sa duket nuk i ka bërë asnjë përshtypje presidenti turk, Ai shndërroi tani një kishë tjetër muze në Stamboll në xhami.

Rexhep Tajip Erdogan urdhëroi që kisha bizantine e Shën Sotirit dhe e Horës të rifillojnë të funksionojë si xhami. Kjo ndërtesë e shenjtë, rrënjët e së cilës datojnë në shekullin e gjashtë dhe u rindërtua në formën e sotme në shekullin e njëmbëdhjetë, është me famë botërore për mozaikët dhe afresket e saj. Pas pushtimit të Kostandinopojës, Stambollit të sotëm, osmanët e kthyen atë në vitin 1511 në xhami dhe i mbuluan afresket murale të krishtera me gëlqere dhe me blozë.

Türkei I Istanbul I Chora I Kariye Museum (Getty Images/AFP/B. Kilic)Kisha bizantine e Shën Sotirit dhe e Horës

Afresket e kishës bizantine të Shën Sotirit dhe Horës u restauruan pas Luftës së Dytë Botërore si pjesë e një programi të gjerë restaurimi pasi kjo ndërtesë u shpall nga shteti si muze. Në vitin 2019 Gjykata Supreme e Turqisë miratoi rishndërrimin e saj në xhami.

Erdoganit nuk i interesojnë kritikat

Në fund të korrikut u rihap si xhami Shën Sofia – e cila ishte dikur kisha më e madhe e krishterimit. Shën Sofia funksiononte si muze që prejt vitit 1934. Ky hap u shoqërua me zemërim ndërkombëtar. Kritika të rënda erdhën nga Greqia dhe Kisha Ortodokse Greke në veçanti, por edhe nga BE, SHBA dhe Rusia.

Türkei | Muslimisches Opferfest Eid al-Adha 2020 (picture-alliance/dpa/P. Diyanet)Në fund të korrikut u rihap si xhami Shën Sofia

Para rikonvertimit të Shën Sofisë në xhami, Ankaraja kishte premtuar se mozaikët dhe afresket e krishtera do të mbuloheshin vetëm gjatë orareve të faljeve islame dhe se vizitorët do të kenë mundësinë t’i vizitojnë ato në kohën mes faljeve. Por këtë javë u njoftua se veprat e artit po mbahen vazhdimisht të mbuluara me coha të bardha./dw

 

Fraksion.com