AktualitetEkonomiTë fundit

“Numëroheshin si të bëra…”; Rama: Ja si do jetë rruga e re Milot-Thumanë-Rrogozhinë e deri në bypass-in e Fierit

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga bypass-i i Fierit, një nga veprat kryesore të infrastrukturës rrugore shqiptare.

“Ja kështu do të jetë edhe e tërë rruga e re, Milot-Thumanë-Rrogozhinë e deri në këtë bypass të bukur të Fierit dhe po kështu do të bëhet, pasi të përfundojë së shpejti, edhe bypassi i Vlorës…”, tha Rama.

“Dhe të mendosh, që këto e të tjera numëroheshin si të bëra, në kohën e rrugëve që mbetën rrugëve”, shtoi ai.

Bypass-i i Fierit ka një rëndësi të veçantë pasi bën të mundur lidhjen e tre akseve: Lushnjë-Fier, Levan-Vlorë dhe Levan-Tepelenë, por njëkohësisht bën lehtësisht më të aksesueshëm bregdetin e Jugut.

Ndërtimi i këtij aksi dhe vendosja në funksion shkurton me 35 minuta distancën Tiranë-Vlorë.

Bypass-i i Fierit është një nga segmentet kyçe të autostradës Veri-Jug. Ai ka gjerësi 22 metra, gjatësi afërsisht 22 km, me vlerë investimit prej 60 milionë euro dhe është financuar nga BERZH dhe BEI.

 

Fraksion.com