AktualitetBota+Të fundit

Lëvizja surprizë në Bjellorusi; Ja çfarë bën zv.kryetarja 22-vjeçare e Parlamentit, (me të cilën Lukashenko flitet se ka një aferë jashtëmartesore)

Tashmë që Kremlini refuzoi ndërmjetësimin e kryeministrit shqiptar në zhvillimin e dialogut mes Lukashenkos dhe opozitës bjelloruse, një tjetër lëvizje ka ndodhur orët e fundit në radhët e pushtetit në Minks.

Në mënyrë krejt të papritur, zv.kryetarja e Parlamentit, 22-vjeçarja Maria Vasilevich, e shoqëruar nga disa deputetë të partisë në pushtet ka vizituar të plagosurit opozitarë nëpër spitale.

Ajo u kërkoi falje protestuesve të plagosur dhe të rrahur brutalisht nga policia dhe të shtruar në spitalin e urgjencës në Minsk. Disa nga protestuesit i thanë zonjës së parë në hije se hasën probleme për të kryer një ekzaminim mjeko-ligjor në spitale:

“Është e vështirë të kuptosh që në vendin tonë njerëzit mund të pësojnë lëndime të tilla në rrugë në kohë paqeje. Ne duhet të bëjmë gjithçka që kjo të mos ndodhë më.

Si një zyrtare qeveritare edhe pse unë nuk kisha autorizim ta bëj këtë, u kërkova falje njerëzve për dëmtimet që u janë shkaktuar. Njerëzisht ndihem shumë, shumë keq”.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Duke patur parasysh se Vasilevich është aktualisht bashkëpunëtorja kryesore e presidentit bjellorus, janë shtuar shpresat se ajo do të ndikojë në qetësimin e situatës dhe uljen e palëve në dialog.

Në nëntor të vitit të kaluar, në zgjedhjet parlamentare një nga mandatet si deputete përfundoi në duart e ish-missit, edhe pse pa ndonjë përvojë politike.

Presidenti 65-vjeçar i Bjellorusisë dyshohet se ka një lidhje jashtëmartesore me të.

Ajo tërhoqi vëmendjen e Lukashenkos pasi fitoi titullin ‘Miss Bjellorusia’ në vitin 2018, ndërsa po atë vit ajo mori vendin e tretë Miss Bota.

Aleksander Lukashenko është martuar që nga viti 1975 me Galina, një grua me të cilën ka dy fëmijë, Viktor 43-vjeçar dhe Dmitry 39 vjeç.

 

Fraksion.com