Kryesia shqiptare e OSBE-së: Regjistrohet numri minimal në 5 vjet i shkeljes së armëpushimit në Ukrainë
Për herë të parë që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë në pesë vjetët e fundit, Misioni i Posaçëm Monitorues i OSBE-së ka regjistruar numrin minimal të shkeljes së armëpushimit në të dyja anët e vijës së kontaktit.
Kryesia shqiptare e OSBE-së informoi sot po ashtu, se “masat e reja për forcimin e armëpushimit që hynë në fuqi më 27 korrik 2020 kanë dhënë rezultat”.
“Kryesia shqiptare e përshëndet këtë zhvillim mjaft pozitiv, që ka lehtësuar dhe jetën e popullatës civile. Kjo u vu në dukje dhe nga Përfaqësuesja e Posaçme e Kryetarit të Radhës të OSBE-së në Ukrainë dhe në Grupin Tripalësh të Kontaktit, Ambasadorja Hedi Grau, pas takimit të fundit të GTK-së më 19 gusht”, shprehet kryesia shqiptare e OSBE-së.
Shqipëria e mori zyrtarisht kryesimin e OSBE-së në janar të këtij viti.
Kryeministri Edi Rama duke paraqitur para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, përparësitë e Shqipërisë në kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë gjatë vitit 2020, veçoi dialogun mes vendeve si përparësi të kryesisë shqiptare të OSBE-së për vitin 2020.
Fraksion.com